Keshilla

Avantazhet që i sjell jetës suaj biçikleta

Përdorimi i biçikletës ju formëson mendimin dhe rrit ndjeshëm gjendjen tuaj emocionale. Aktiviteti fizik në përgjithësi është një çudibërës për shëndetin dhe mban larg sëmundje nga më të rrezikshmet

Njerëzit që ngasin biçikletën, për arsye shëndetësore, shpesh marrin avantazhe si: ulja e presionit të gjakut, përmirësimi i niveleve të kolesterolit, rënia në peshë dhe reduktimi i rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve shëndetësore dhe dy llojeve të diabetit. Por çka shumë njerëz harrojnë ose nuk dinë, është fakti se pedalimi i një biçiklete ndihmon në ndërtimin e një truri më të mirë, si nga struktura edhe nga funksionimi.

Shkencëtarët që studiojnë efektet psikologjike të aktivitetit fizik ndonjëherë u kërkojnë vullnetarëve të ngasin një biçikletë jashtë për një kohë të caktuar ose të pedalojnë në vend. Ja çfarë tregojnë studimet e fundit për përfitimet shëndetësore dhe emocionale të mirëqenies që sjell biçikleta.

Ndërlidhje më e mirë e trurit

Shpesh dëgjoni për materien gri në tru, por edhe materia e bardhë ka rëndësi. Materia e bardhë, e cila gjendet kryesisht poshtë sipërfaqes së trurit, lidhet me një sistem periferik që ndërvepron me rajonet e ndryshme të trurit. Një problem në këtë sistem do të ngadalësonte mendimin dhe do të çonte në deficite konjitive. Për fat të mirë, ka prova se praktikimi i aftësive motorike si për shembull grushtimi i vazhdueshëm në karate, ndihmon në mbajtjen e sistemit në punë.

Prova e fundit vjen nga një studim i individëve të shëndetshëm dhe pacientëve me skizofreni, gjysma e të cilëve u zgjodhën rastësisht për një program ushtrimi 6-mujor, duke përdorur biçikletat nëpër stacione. Studimi u krye në Holandë, ku ngarja e biçikletës është fare e zakontë.

Studimi zbuloi nga skanimet e trurit se praktikimi i pedalimit rregullisht rriste integritetin e materies së bardhë, si në trurin e njerëzve të shëndetshëm, edhe te skizofrenikët.

Më shumë BDNF

Nga një aspekt molekular, një proteinë e quajtur faktori neurotrofik i derivuar nga truri (BDNF) mund të jetë një ndërmjetës kyç në marrëdhënien mes aktivitetit fizik dhe shëndetit të trurit. BDNF ndihmon në mirëmbajtjen e neuroneve ekzistuese dhe krijon të rinj. Përveç mbështetjes së funksionimit të shëndetshëm të trurit, BDNF ndihmon në pakësimin e disa sëmundjeve të caktuara përfshirë Alzheimerin dhe Parkinsonin.

Një studim i fundit përfshiu vullnetarë me dy lloje diabetesh ose sindromën metabolike që shkakton gjendje shëndetësore, si sheqeri në gjak dhe presioni i lartë i gjakut, që rrit rrezikun e zhvillimit të diabeteve, sëmundjeve të zemrës dhe infarktin. Pas tre muajsh stërvitje të rregullt me biçikletë, nivelet e tyre të BDNF ishin më të larta.

Pedalimi i mirë për kujtesën dhe arsyen

Stërvitja aerobike është e mirë për trurin në shumë mënyra. Për shembull, ajo ndihmon në ruajtjen në nivel të duhur të qarkullimit të gjakut në tru, që furnizon organet me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo mund të jetë arsyeja pse aktiviteti i rregullt fizik ndihmon mendimin, mësimin dhe gjykimin me kalimin e kohës.

Këto efekte nuk ndodhin vetëm te moshat e mëdha por edhe te të rinjtë të cilët i ndihmon biçikleta për të menduar më mirë. Në një studim të vogël, të rinjtë e shëndetshëm pedaluan një biçikletë për 30 minuta. Ata gjithashtu përmbushën një seri testesh konjitive përpara dhe më pas. Pas çiklizmit, ata arritën rezultate më të larta në kujtesë, arsyetim dhe planifikim dhe ishin në gjendje t’i përfundonin testet më shpejt se më parë.

Biçikleta si relaksim dhe mirëqenie

Studim pas studimi është zbuluar se aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin ose çlirimin nga stresi, ankthi dhe depresioni. Një studim i fokusuar te njerëzit me depresion që po trajtoheshin me antidepresant zbuloi se pas pedalimit vetëm 15 minuta, niveli i tyre i kortizolit, hormonit të stresit u ul.

Çiklizmi në natyrë i shton edhe më shumë këto përfitime. Kjo për shkak se vetëm kalimi i kohës në natyrë mund të ulë stresin dhe të pakësojë simptomat e depresionit dhe ankthit. Ka gjithashtu prova se ushtrimi trupor i gjelbër mund të rrisë kënaqësinë dhe motivimin.

Ndoshta studimi më kreativ i këtij efekti te çiklistët është bërë ironikisht brenda ambienteve të mbyllura, ndoshta për të kontrolluar më mirë mjedisin. Vullnetarët pedaluan një biçikletë pasi panë një video pesë minuta të një xhiroje me biçikletë në natyrë. Tre forma video u shfaqën: e parregulluar, e rregulluar që të dukej si e kuqe dhe e rregulluar për t’u dukur gri. Pasi panë versionin e gjelbër, vullnetarët patën një humor më pak negativ.

Por mos merrni fjalët e shkencëtarëve! Bëni eksperimentin tuaj. Rrëmbeni një biçikletë, vini mbrojtësen e kokës dhe bëni një xhiro në parkun tuaj vendas ose në një rrugë fshati. Shijoni natyrën dhe aktivitetin fizik!

*Burimi: Psychology Today

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button