Ekonomia

Avokati i Shqipërisë: Shkoni në gjyq me “Bankers”, mos i paguani 57 milionë $

Avokati që ka asistuar Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyore në konfliktin me “Bankers” i këshillon qeverisë që të mos pranojë vendimin e ekspertëve për t’i kthyer kompanisë kanadeze 57 milionë dollarë taksa, por ta ankimojë atë në arbitrazh.

Top Channel zbardh shkresën zyrtare që studioja e njohur amerikane “Curtis” i ka dërguar AKBN-së. “Ne rekomandojmë fuqishëm që vendimi i panelit të ekspertëve të ankimohet në Gjykatën e Arbitrazhit”, thuhet në letër.

Sipas “Bankers”, ajo dhe qeveria kanë rënë dakord që vendimi i ekspertëve, të përbërë nga “Price Water House Cupers” dhe “Navigant” të jetë përfundimtar. Por avokatët kanë tjetër qëndrim.

“Nëse “Bankers” do të kishte qenë e pakënaqur me vendimin, mund të jeni të sigurtë se ajo do ta kishte ushtruar të drejtën e arbitrazhit”, nënvizohet në letrën e përfaqësuesit ligjor.

Sipas avokatit, e drejta për të ankimuar çdo vendim ekspertësh, apo gjykate është një praktikë standarde dhe normale. Në këtë rast, “Curtis” mendon se arsyet për ta çuar çështjen në arbitrazh janë të forta.

“Siç e kemi theksuar më parë, vendimi i panelit të ekspertëve është qartësisht i gabuar, i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm në shumë aspekte”, vijon ai.

Në fund, avokati thotë se mungesa e ankimimit nga ana e qeverisë i këtij vendimi në Arbitrazh do të ishte i pazakontë dhe surprizues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button