☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,540 ▼ -1.97% ETH $1,631 ▼ -2.13% XRP $1.1215 ▼ -2.79% SOL $64.6300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

NATO-FA: Fillon në Zall-Herr, stërvitja e përbashkët “Joint Effort-16”, marrin pjesë 1500 trupa

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar sot në Zall-Herr ceremonine e fillimit të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16”.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të FA bëhet e ditur se stërvitja e përbashkët “Joint Effort-16”, qe startoi sot, do të vijojë deri në datën 29 shtator dhe do të zhvillohet në rajonet e Garnizonit ’Skënderbej”, Zall-Herr, Bizë, Kepi i Palit, Vau i Dejës, Poshnjë, Rinas dhe Kuçovë.

Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, Komandanti i KDS, gjeneral brigade Dedë Prenga, Komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Ardian Bali, atashetë ushtarakë të SHBA, Britanise se Madhe, Kosovës, Malit te Zi, Italise etj.14316899_862235730578521_322503678515499621_n

Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade, Nazmi Cahani, në fjalen e hapjes tha se “Është një kënaqësi e veçantë që sot me rastin e fillimit të stërvitjes “Joint Effort 2016”, të përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës”.

Ceremonia është përshëndetur nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koci, i cili pasi u ka uruar mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, i ka falënderuar ata për mbështetjen, angazhimin, eksperiencën dhe profesionalizmin.

14322424_862235857245175_5927151612528628036_n“Sot bashkarish nisim stërvitjen “Joint Effort-16”, eventin më të rëndësishëm stërvitor të vitit për FARSH. Kjo është një stërvitje komplekse dhe për të mbërritur deri këtu janë investuar mijra orë pune në një periudhë kohe më shumë se njëvjeçare. Ky është një operacion me spektër të plotë, është planizuar dhe do të ekzekutohet në nivel operacional dhe taktik, është “live“ dhe i asistuar me kompjuter, është i bashkuar, pra FT, FAj, FD janë pjesëmarrëse si dhe është e shpërndarë në disa poligone të FARSH-së”, theksoi Koci.

Në stërvitjen “Joint Effort-16” marrin pjesë rreth 1500 trupa nga Shtabi i Përgjithshëm, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali i Zi.

Kjo stërvitje ka për objektiv trajnimin dhe stërvitjen e pjesëmarrësve për të përballuar sfidat operacionale aktuale dhe për të ardhmen, me qëllim për t’u përgjigjur krizave shumëdimensionale dhe operacioneve me spektër të plotë në mbështetje të paqes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.