☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.81 ▲0.79%
ARI 3,884 ▼3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -2.49% ETH $2,243 ▼ -0.84% XRP $1.2522 ▲ +0.85% SOL $95.4800 ▼ -0.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Avokati Koci: Një i ri nga Kosova është ndaluar nga Policia serbe në Horgosh

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një i ri nga Kosova, është ndaluar në policia serbe në pikën kufitare Horgosh, mes Hungarisë dhe Serbisë, gjatë rrugëtimit nga Gjermania për në Kosovë.

Koci në një postim në Facebook shkruan se sipas informatave që ka ai ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare.

Postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Një i ri nga Kosova, i lindur në vitin 1997, është ndaluar sot nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, mes Hungarisë dhe Serbisë, gjatë rrugëtimit nga Gjermania për në Kosovë.

Informatën e kam pranuar nga një person, identitetin e të cilit e kam konfirmuar.

I riu ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare. Për momentin nuk kam informacion të konfirmuar për statusin e tij procedural.

Ajo që di deri tash është se, gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse. Sipas burimit tim, i riu NUK e ka ditur se emblema ndodhej aty.

Në veturë janë gjetur edhe disa monedha të argjendta.

Deri tani, sjellja e policisë serbe ndaj tij ka qenë korrekte.

Për momentin nuk po e bëj publik identitetin e të riut.

Po e përcjelli rastin. Nëse ka diçka të re dhe të konfirmuar, do t’ju njoftoj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.