Politika

Azilkërkuesit, Gjermania: Turp që 40 përqind e tyre vijnë nga Ballkani

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere kërkon masa më të forta kundër azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë dhënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, De Meiziere thotë se është turp për Gjermaninë dhe për gjithë Europën që 40 përqind e kërkesave për azil mbërrijnë nga vende të Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se së shpjeti do të paraqesë në Parlament një ligj që do të zgjerojë kategorinë e vendeve të sigurta të origjinës.

“Është e pakuptueshme për gjermanët kur shohin që në vend të personave që vijnë nga zona lufte, azili u jepet personave nga Kosova dhe Shqipëria”, thotë De Maiziere.

Në listën si vendeve që do të kategorizohen si vende të sigurta origjine, e për pasojë do të refuzohen kërkesat për azil janë Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. “Der Spiegel” raporton se për këtë Berlini ka marrë mbështetjen e Kosovës. Sipas gazetës gjermane, vetë kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur interesimit të eurodeputetëve.

“Ne mbështesim kategorizimin e Kosovës si një vend i sigurtë origjine”, thuhet në përgjigjen e Mustafës.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova janë tre vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në ato që ligji gjerman i njeh si vende të sigurta origjine. Një vit më parë, kësaj liste iu bashkua Bosnje-Herzegovina, Maqedonia dhe Serbia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button