🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.51 ▲1.27%
ARI 4,531 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,647 ▲ +0.44% ETH $2,131 ▲ +-0% XRP $1.3719 ▲ +0.17% SOL $86.3000 ▲ +1.59%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.51 ▲1.27 % ARI 4,531 ▼0.09 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.51 ▲1.27 % ARI 4,531 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Arte

Baleti “Carmen” nga Teatri i Operës dhe Baletit në skenën italiane

Baleti “Carmen” nga kompozitori francez Georges Bizet, pas skenës së Tiranës në skenën e Bolonjës në Itali. “Carmen” është tregimi i një dashurie të ndodhur në Seville, Spanjë dhe është e njohur dhe si vepra më e mirë e kompozitorit francez Bizet. Vepra e baletit erdhi më parë këtë muaj si një produksion i ri në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku u shfaq për katër mbrëmje me radhë, ndërsa tani vijon udhëtimin drejt Italisë.

Me koreografi nga Amedeo Amodio, mbi muzikën e Georges Bizet, me një qasje të re muzikore nga Giuseppe Calì, vepra “Carmen” ishte dhe një nga momente e veçanta artistike këtë sezon në TKOB. Teatri tani shprehet se baleti “Carmen” nis një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik, duke udhëtuar drejt Italisë për t’u ngjitur në skenën prestigjioze të Teatro Comunale di Bologna.

“Më 23 dhe 24 maj, në “Comunale Nouveau”, trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës do të performojë për publikun italian në dy mbrëmje plot pasion, elegancë dhe emocion”, thuhet nga TKOB. Shfaqja do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës më 23 maj, ndërsa të dielën më 24 maj vijon në orën 16:00. Ky udhëtim vjen pas prezantimit të suksesshëm të Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në Bolonjë, në tetor, së bashku me violinistin Giuseppe Gibboni, duke shënuar, një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimeve artistike dhe promovimin e kulturës shqiptare në skenat europiane.

Një nga veprat më të njohura dhe më të realizuara në botë

“Carmen” nga Bizet është bërë një nga veprat më të njohura dhe më të realizuara në botë. Në këtë produksion, protagonistë janë trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Shqipëri dhe Orkestra e Teatro Comunale di Bologna, nën drejtimin e dirigjentit Paolo Paroni, e cila do të ekzekutojë live muzikën e Georges Bizet, të përshtatur dhe pasuruar me ndërhyrjet origjinale të Giuseppe Calì. Në rolin ikonik të Carmen ngjitet në skenë një nga yjet e baletit shqiptar, Anbeta Toromani, ish-balerinë e parë e teatrit, në debutimin e saj në Bologna.

Në rolin e Don José do të interpretojë Alessandro Macario, balerini napolitan i formuar në Shkollën e Baletit të Teatro di San Carlo, i afirmuar vitet e fundit si një nga interpretët kryesorë të institucionit historik napolitan. Escamillo do të interpretohet nga Luca Curreli, i rritur artistikisht pranë Norëegian National Ballet në Operën e Oslos dhe sot i angazhuar si balerin i parë dhe solist në skena ndërkombëtare. Ndërsa Micaela dhe kapiteni do të interpretohen përkatësisht nga Odeta Dishnica dhe Gerd Vaso, solistë të Trupës së Baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në dy vjeçarin nga viti 1873 deri në vitin 1875, Bizet krijoi “Carmen”, kryeveprën e tij. Vepra që magjepste me pasurinë e elementëve muzikorë, meloditë sensuale dhe të ndjera, përkulshmërinë e harmonisë, rrjedhshmërinë e kërcimeve e të elementëve folklorikë. Një vepër me katër akte nga kompozitori francez Bizet dhe libret të shkruar nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halévy, ku subjekti i saj është marrë nga novela me të njëjtin titull e Prosper Merimée.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.