☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,433 ▲0.52%
DOW 51,260 ▲0.81%
NASDAQ 25,903 ▲0.36%
NAFTA 84.36 ▼3.82%
ARI 4,240 ▲3.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,714 ▲ +0.39% ETH $1,669 ▼ -0.77% XRP $1.1325 ▼ -0.36% SOL $67.1200 ▲ +0.63%
S&P 500 7,433 ▲0.52 % DOW 51,260 ▲0.81 % NASDAQ 25,903 ▲0.36 % NAFTA 84.36 ▼3.82 % ARI 4,240 ▲3.07 % S&P 500 7,433 ▲0.52 % DOW 51,260 ▲0.81 % NASDAQ 25,903 ▲0.36 % NAFTA 84.36 ▼3.82 % ARI 4,240 ▲3.07 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

‘Balili’/Donald Lu: Dështuan Prokuroria, Policia dhe Qeveria, s’kanë vullnet për ta arrestuar

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i është rikthyer edhe njëherë tjetër sot çështjes së Klement Balilit, i cili prej dy vitesh ndodhet në arrati. Deklaratat e ambasadorit amerikan u bënë gjatë aktivitetit për Forcën e Ligjit ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lu tha se mosarrestimi i Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i një bande të fuqishme të trafikut të drogës, është dështim i Prokurorisë, Policisë dhe Qeverisë, të cilat sipas tij nuk kanë pasur vullnet për ta arrestuar.

“Mbështes arrestimin e Met Kananit në Turqi, banda e tij u kap në Turqi. Së treti, dogana shqiptare zbuluan kokainë kolumbiane të Arbër Çekajt. Disa nga anëtarët e bandës së tij janë arrestuar. Kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Roshi po gjykohen. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha, po gjykohen në Gjykatë. Hetimi penal kundër ish-ministrit Saimir Tahiri po vazhdon. Janë shumë në një kohë të shkurtër, por duam të shohim rezultatet, të ndiqen penalisht, të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe policisë, për të arrestuar Klement Balilin. DEA punoi me policinë greke për të arrestuar disa anëtarë të bandës së Balilit në Greqi. Më pas Gjykatat greke e dënuan Balilin me dënim të përjetshëm. Balili është një bos i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vite, qeveria, policia dhe prokurorët, nuk kanë patur aftësinë ose s’kanë dashur ta kapin. ONM ka thënë se do përfundojë këtë verë kalimin në Vetting. Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.