⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,475 ▼ -0.39% ETH $2,246 ▼ -0.12% XRP $1.2487 ▼ -0.37% SOL $95.7400 ▼ -1.38%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësim

Zëvendësministri i Brendshëm Xhemal Qefalia, në një intervistë për Klan News diskutoi për protestat dhe rolin e policisë.

U pyet nga gazetari Besard Jacaj se përse nuk përmbushet kërkesa kryesore e protestuesve, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Qefalia deklaroi se Rama kryeministër nuk ka ardhur klandestin, është votëbesuar nga populli shqiptar dhe se ka një mision për të përmbushur.

“Kryeministri nuk ka ardhur në mënyrë klandestine. Ka një detyrë për të përmbushur përpara qytetarëve shqiptarë. Ka premtuar që do të dërgojë Shqipërinë në BE. Përfaqësuesit e Bashkimit Europian deklarojnë se Shqipëria ka shënuar hapa përpara drejt Brukselit dhe shpresojmë që bashkë me fitoren e zgjedhjeve të vitit 2027, të kemi përparim të rëndësishëm edhe drejt BE-së. Uroj që të hyjmë në Bashkimin Europian sa më shpejt”, tha Qefalia.

Më tej, shtoi se policia është e shtetit shqiptardhe nuk është e kryeministrit Rama. Sipas tij, kryeministri një ditë dhe mund të ndryshojë, ndërsa efektivët e kanë për detyrë që të mbrojnë rendin dhe sigurinë.

“Policia është lincuar dhe qëlluar. Efektivi është qytetar dhe kur nuk garanton rendin e sigurinë, ai përgjigjet penalisht. Janë 12 mijë punonjës policie dhe ka pasur efektivë që e kanë tejkaluar detyrën dhe do përgjigjen. Policia është e detyruar të përmbushë misionin. Dhe njëherë, policia është e shtetit shqiptar, nuk është e kryeministrit shqiptar”, u shpreh Qefalia.

Në lidhje me faktin që disa persona me shkopinj në duar dolën që të mbrojnë selinë e PS-së, Qefalia theksoi se çdo institucion meriton të mbrohet, ashtu siç e parashikon ligji. U shpreh se nuk mendon se selitë e partive politike duhet të mbrohen me hunj.

“Unë nuk mendoj se selitë e partive politike duhet të mbrohet me hunj. Çdo objekt ka nevojë të mbrohet. Duhet marrë në konsideratë dhe se kush i nxit këto persona, për të sulmuar një seli të caktuar. A patë aty që disa persona që dyshohen për akte të dhunës shkuan në selinë ‘mëmë’. Selia e çdo subjekti politik duhet që të mbrohet, siç e përcakton ligji”, tha Qefalia.

Në pyetjen se a janë veshur policë në protesta edhe persona që nuk kanë mbaruar shkollë Policie, Qefalia nënvizoi se ky është një pretendim i pavërtetë. Për të, vendosja e minorenëve në krye të protestës është një veprim i gabuar.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ashtu si punonjësi i policisë duhet të jetë me numër identifikimi, ashtu edhe protestuesit duhet të jenë pa maskë. Policia ka numër identifikimi, duhet ta ketë. Nuk duhet të përdoren minorenë, për t’i vendosur në krye të turmës. Kushdo që ka dhunuar protestues, duke tejkaluar kompetencat, është pezulluar nga puna”, u shpreh zv/ministri.

Më tej, Qefalia vlerësoi se pagat e punonjësve të policisë u rritën, sepse ata u përballën me një situatë të jashtëzakonshme.

“Rritja e pagave është deklaruar nga drejtori i Policisë që para protestës. Ka një pyetje se përse janë shpërblyer punonjësit e policisë? Shpërblehen sepse janë duke mbrojtur sigurinë publike, janë duke mbrojtur bizneset, që po dëmtohen”, deklaroi Qefalia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.