Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë, policia nis hetimet
Persona të panjohur kanë hyrë në një depo armësh në rrugën "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe kanë marrë mbi 100 armë zjarri. Rasti është raportuar më 30 tetor dhe është nën hetime.
Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo armësh në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, siç njofton Telegrafi, duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është raportuar në polici më 30 tetor, rreth orës 18:00, nga dy ankues meshkuj kosovarë. Sipas raportit policor, persona të panjohur kanë hyrë në depo dhe kanë marrë më shumë se 100 armë zjarri.
Pas raportimit, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti mbetet nën hetime.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.