⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 89.79 ▲1.71%
ARI 4,163 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,727 ▼ -1.71% ETH $2,563 ▼ -1.88% XRP $1.4161 ▼ -3.31% SOL $115.6800 ▼ -2.19%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.79 ▲1.71 % ARI 4,163 ▲0.53 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.79 ▲1.71 % ARI 4,163 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Balla: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik kombëtar. Të miratojmë me konsensus brenda korrikut Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi nga foltorja e Kuvendit se anëtarësimi i Shqipërisë në bashkimin Europian është një objektiv strategjik kombëtar. Sipas Ballës, Shqipëria ndodhet përpara një momenti që kërkon “qartësi politike, vetëdije historike dhe përgjegjësi institucionale”.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është një slogan i bukur për t’u përsëritur në raste solemne, por është ai boshti ku duhet të rrotullohet veprimi ynë politik dhe institucional. Shqipëria ndodhet në një fazë të re, më dinamike dhe të matshme të këtij procesi”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi rolin e Kuvendit si institucion kyç në procesin e integrimit, duke theksuar se aty përkthehen standardet evropiane në ligje, ushtrohet kontrolli mbi ekzekutivin dhe zhvillohet debati demokratik.

“Në Kuvend përkthehen standardet europiane në ligje, këtu ushtrohet kontrolli mbi ekzekutivin, të cilin duhet ta përmirësojmë, këtu zhvillohet debati demokratik. Kuvendi ka patur dhe duhet të ketë rol qendror. Roli i opozitës është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

Sipas Ballës, si shprehje e vullnetit të palëve për të çuar përpara integrimin e vendit, duhet të miratohen me konsensus, brenda këtij sesioni, Reforma Territoriale dhe Reforma Zgjedhore.

“Duhet të përfundojmë me konsensus brenda këtij sesioni, brenda korrikut edhe reformën territoriale, edhe atë elektorale, duke përfshirë edhe ligjin për financimin e partive politike. Kjo do të ishte provë e qartë që politika shqiptare di të ngrihet mbi vete kur bëhet fjalë për objektivin tonë madhor kombëtar”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.