☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,179 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 89.02 ▼0.47%
ARI 4,129 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,484 ▼ -2.5% ETH $2,573 ▼ -4.4% XRP $1.4206 ▼ -5.44% SOL $115.9900 ▼ -3.97%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,179 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.02 ▼0.47 % ARI 4,129 ▼1.38 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,179 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.02 ▼0.47 % ARI 4,129 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Politika

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: D

Një ditë përpara votimit në Kuvend për Hartën e re Territoriale, Arbjan Mazniku ka shpjeguar sërish se si do të funksionojë kjo reformë.

I ftuar në Breaking në Top News, deputeti socialist u përplas me kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj.

Kjo e fundit u shpreh se është kundër kësaj reforme dhe shtoi se bashkia Dimal përmbush 21 programe buxhetore.

Debati:

Mazniku: Sot bashkia Dimal, e cila funksionon mirë financiarisht, ofron 14 nga 26 shërbimet buxhetore që duhet të mbulojë.

Memaj: Nuk ka pasur një transparencë në këto evidenca të nxjerra nga ekspertët për rastin konkret për funksionet. Nuk ka pasur një ballafaqim përpara hartimit të projektligjit. Nuk e di, mund të jetë e saktë kjo që thotë Mazniku, por unë di të them nga shifrat që kam unë, në bashkinë tonë rezulton nga 21 programe buxhetore. Ne flasim me programe buxhetore, të cilat i përfshijnë në elementet e tyre të gjitha funksionet.

Mazniku: Bashkia Dimal, me të njëjtën kut që janë mbajtur 61 bashkitë e vendit, me programet buxhetore të Ministrisë së financave, jo me të dhëna që i kam menduar unë. Është i njëjti kut që është mbajtur e gjithë Shqipëria. Gjithsecili prej nesh ka kutin e vet për t’i matur gjërat. Bashkia në fjalë, nga pikvështrimi i funksionalitetit bashkiak, nuk ka funksionuar keq. Por nga pikvështrimet e tjera që kanë të bëjnë me demografinë apo me performancën ekonomike, ka treguar elemente jo të mira. Elementi i përgjithshëm është që do përfitonte masivisht nga bashkëpunimi. Është afër një zone, me një qytet shumë të madh. Ndërveprimi me Beratin është historik. Kanë ekonomi të përbashkët. Një pjesë e madhe e njerëzve që shkojnë të marrin shërbime, i marrin në Berat. Shesin, blejnë në Berat…

Memaj: Nuk dhatë të dhëna të sakta. Indeksi për të dhënat ekonomike të bashkisë Dimal janë më të larta se në bashkinë Berat. Ne kemi qenë nga ato bashkitë që kemi investuar nga të ardhurat tona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.