Politika

Balla: Debate në mbledhjen e PS? Janë të gjitha thashetheme

Deputeti socialist, Taulant Balla, hedh poshtë zërat e dy ditëve të fundit për përplasje brenda grupit të PS-së. Duke komentuar mbledhjen e fundit në selinë rozë, në një intervistë për “Ora News”, Balla i cilësoi thashetheme shkrimet e botuara në disa media për debate të ashpra mes deputetëve socialistë gjatë takimit të drejtuesve të qarqeve dhe kreut të Partisë Socialiste.

“Nuk jam këtu për të komentuar thashethemet. Janë tërësisht thashetheme dhe nuk besoj se kjo është çështja e ditës për politikën shqiptare”, tha Balla.

Më tej, ai ka komentuar edhe reformat në ekonomi dhe në drejtësi. Lidhur me aksionin kundër informalitetit, Balla tha se është gur themeli në ngritjen e ekonomisë.

“Impulset ekonomike të qeverisë sonë dhe hapat e ndërmarrë deri sot janë hapa të cilët nga gjendja ku e gjetëm po fillojnë të japin indikatorë pozitivë, kjo nuk ka asnjë dyshim. Lufta kundër informalitetit është gur themeli i një ringritje të ekonomisë sonë. Ata që në fund të këtij procesi do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë, janë bizneset e ndershme”.

Ndërsa në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë, Balla është shprehur se të vetmit që nuk e duan janë kreu i PD-së, Basha dhe ish-kryeministri Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button