☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,611 ▲0.4%
DOW 51,034 ▲0%
NASDAQ 27,142 ▲0.63%
NAFTA 91.83 ▲5.12%
ARI 4,518 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,393 ▼ -3.06% ETH $1,986 ▼ -0.8% XRP $1.2966 ▼ -2.34% SOL $80.7600 ▼ -1.11%
S&P 500 7,611 ▲0.4 % DOW 51,034 ▲0 % NASDAQ 27,142 ▲0.63 % NAFTA 91.83 ▲5.12 % ARI 4,518 ▼1.63 % S&P 500 7,611 ▲0.4 % DOW 51,034 ▲0 % NASDAQ 27,142 ▲0.63 % NAFTA 91.83 ▲5.12 % ARI 4,518 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Politika

Balla: Investimi në Zvërnec është historik, ekonomia shqiptare është trefishuar

Pas fjalës së Sali Berishës në Kuvend, në foltore doli kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili reagoi ndaj akuzave të tij për rënien e investimeve të huaja në vend.

Ai e nisi fjalën e tij duke theksuar se publiku duhet të informohet me shifra dhe fakte, duke e cilësuar projektin e ri në Zvërnec si një investim historik.

Në fjalën e tij, Balla kundërshtoi pretendimet e opozitës se investimet e huaja kanë rënë, duke sjellë shifra krahasuese. Sipas tij, investimet e huaja direkte në vitin 2012 ishin 666 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 kanë arritur në 1,64 miliardë euro.

Deputeti socialist argumentoi se investimi prej 4 miliardë eurosh i kompanisë “Power Holding” në Zvërnec do të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe se projekti duhet të realizohet.

Balla tha se “Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifra dhe fakte. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Investimet e huaja direkte në vitin 2012, që mbahet si viti më i mirë dhe i fundit i juaj, ishin 666 milionë euro. Ndërkohë në vitin 2025 shifra e investimeve të huaja shkon në 1.64 miliardë euro. Pra investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë.”

Ai shtoi se kjo rritje reflekton fuqizimin e përgjithshëm të ekonomisë shqiptare, duke shtuar se “Prodhimi i Brendshëm Bruto në vitin 2012 ishte diku poshtë 10 miliardë eurove, ndërkohë në vitin 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro. Pra e kemi trefishuar ekonominë e Shqipërisë në një kohë kaq të shkurtër. Asnjë vend tjetër në rajon nuk e ka arritur këtë.”

Balla u ndal edhe tek Aeroporti i Vlorës, duke sqaruar se “Tani meqë u tha edhe për Aeroportin e Vlorës, është ndërtuar dhe po përfundon aty ku ka qenë gjurma e aeroportit të Vlorës që para 100 vitesh dhe nuk ka pasur asnjë debat për vendndodhjen.”

Lidhur me incidentet e fundit në Zvërnec, ai dënoi aktin e dhunës ndaj protestuesve , teksa shtoi “Nuk ka asnjë dyshim që ai akt dhune nga persona privatë me licencë të anuluar tanimë ishte i dënueshëm. Por, asgjë tjetër nuk mund të ligjiferojë gjithë këtë baltë kundër një investimi të certifikuar, me vetting të plotë.”

Duke folur për debatin mbi aeroportin e Vlorës, Balla deklaroi se ai po ndërtohet në një zonë ku ka ekzistuar historikisht gjurma e aeroportit dhe se nuk ka pasur asnjëherë debat real për vendndodhjen e tij.

Në mbyllje të fjalës së tij, Balla ftoi deputetët ta shohin projektin në Zvërnec si një sprovë të madhe për vendin.

“Çuarja deri në fund e këtij investimi është certifikimi i hapit përfundimtar të vizionit tonë ‘Shqipëria 2030’, për një vend anëtar në BE dhe pjesë të ligës së kampionëve në turizëm.”

Në fund, kreu i Grupit të PS ironizoi zhvillimet e brendshme të opozitës, duke uruar Berishën për fitoren në garën e Partisë Demokratike.

“Urime edhe për fitoren në garën e PD, se ishte një garë e fortë dhe nuk dihej kush do të fitonte. Por, pas kësaj gare kaq të fortë, të luftuar deri në minutën e fundit, fitoi Saliu. Urime, fitore të tilla paçim gjithmonë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.