☁️
Tiranë 21°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.63 ▼1.12%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,085 ▼ -0.88% ETH $2,324 ▼ -0.72% XRP $1.2913 ▼ -1.84% SOL $100.6300 ▼ -0.97%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.63 ▼1.12 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.63 ▼1.12 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Balla pas seancës plenare: Shqipëria do të ketë buxhetin e parë mbi 10 miliardë euro

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar pas përfundimit të seancës plenare të kësaj të enjteje se Kuvendi ka miratuar kalendarin e shqyrtimit të buxhetit, i cili sipas tij do të jetë i pari në historinë e Shqipërisë që kap vlerën e mbi 10 miliardë eurove.

Në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, Balla e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm, duke theksuar se projektbuxheti ka karakter social dhe synon të mbështesë familjet shqiptare.

“Sot ishte një moment i rëndësishëm, sepse në pikën e parë të rendit të ditës, ose në votimin e parë sot, u miratua dhe kalendari i shqyrtimit të buxhetit”, u shpreh Balla.

Ai u ndal edhe te paketa fiskale, duke veçuar uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20% në 6%. Sipas tij, ky ndryshim do t’u kthejë familjeve shqiptare 150 milionë euro.

“Shqiptarët sot kanë marrë lajmin e mirë se kemi buxhetin e parë mbi 10 miliardë euro në gjithë historinë tonë si shtet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist.

Duke iu përgjigjur edhe pyetjes se përse kjo masë nuk është ndërmarrë më herët, Balla tha se më parë Shqipëria nuk i kishte mundësitë financiare për ta realizuar.

“Ulja nga 20% e TVSH-së së ushqimeve në 6% është diçka që dikush do të thoshte: ‘Pse nuk e keni bërë më parë?’. Nuk kanë qenë mundësitë financiare të Shqipërisë ta bënte, sot po e bëjmë”, tha Balla.

Përfaqësuesi i mazhorancës e paraqiti buxhetin e ri si një instrument me karakter social, ndërsa shqyrtimi i tij do të vijojë sipas kalendarit të miratuar në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.