☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka mbajtur deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës plenare. Balla tha se sot është miratuar kalendari për shqyrtimin e buxhetit të shtetit.

Balla i bëri thirrje dhe Partisë Demokratike për të marrë pjesë në votimin e buxhetit prej 10 miliardë dollarësh.

Nesër presidenti i Republikës Bajram Begaj do të presë për konsultime partitë politike për të diskutuar mbi një datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në pranverën e ardhshme. Balla tha se PS nuk do të shkojë me një propozim, ndërsa kërkoi që PD të përfshihet në konsultime dhe në votimin e projektligjeve që lidhen me KQZ.

Në Kuvend u votua sot dhe ligji i ri për Bankën e Shqipërisë ku përcaktohet ndalimi i çdo forme arrestimi apo kontrolli personal e të banesës për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe zv. guvernatorë për vepra që lidhen me detyrën, pa marrë më parë një autorizim nga Gjykata Kushtetuese. Balla tha se ligji është hartuar në bazë të dispozitave me BE-së.

“Ligji për Bankën e Shqipërisë ka marrë dritën jeshile për të gjitha nenet nga Komisioni Evropian. Është pjesë e procesit të integrimit”, tha Balla.

Referuar pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj apo ish-presidentit Ilir Meta për keqtrajtim në institucionet e paraburgimit, Balla tha se rastet i janë referuar Ministrisë së Drejtësisë dhe se do të bëhen verifikimet përkatëse.

“Jo për shokun tim Erion Veliaj, por për këdo tjetër, kushdo që më ka dërguar si deputet një ankesë, padyshim që ja kam kaluar ministrave të Drejtësisë. Rasti në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu. Edhe nga ish-Presidenti Ilir Meta kam marrë ankesa. Do verifikohet jo vetëm nga Avokati i Popullit e ministri i Drejtësisë. I kam kërkuar Komisionit të Mbikëqyrjes, në kuadër të punës që ka, të mbikëqyrë këtë çështje. Kam besim që edhe çështja në fjalë do të duhet të trajtohet në kuadër të procesit të integrimit në BE, ku duhet të plotësohen të gjitha kriteret që lidhen me trajtimin e të paraburgosurve”, tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.