🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 79.50 ▲1.69%
ARI 4,397 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,107 ▲ +0.22% ETH $1,919 ▲ +0.03% XRP $1.0337 ▼ -0.28% SOL $76.9600 ▲ +0.63%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.50 ▲1.69 % ARI 4,397 ▼0.07 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.50 ▲1.69 % ARI 4,397 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Balla: Shqipëria në moment pozitiv për integrimin. Anëtarësimi me faza nuk na dëmton, BE vlerëson reformën në drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se procesi i integrimit europian të Shqipërisë po hyn në një fazë të rëndësishme, duke theksuar se vendi ndodhet në një “moment shumë të mirë” në rrugën drejt Bashkimit Europian.Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Balla u shpreh se kjo javë shënon përmbylljen e një faze teknike në institucionet e BE-së, ku puna e realizuar nga grupet dhe strukturat përkatëse kalon në nivelin e komitetit të përfaqësuesve për miratim.Sipas tij, në kapitujt “Themeloret” janë identifikuar mbi 90 hendeqe, por Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm, veçanërisht në reformën në drejtësi, procesin e vettingut dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat ai i cilësoi si modele të vlerësuara edhe për vendet e tjera aspirante.Balla theksoi se javën e ardhshme pritet të mbahet konferenca ndërqeveritare, ndërsa shtoi se procesi i negociatave është në një ritëm pozitiv dhe brenda objektivit për përmbyllje deri në vitin 2027.Duke komentuar propozimet për integrim gradual në BE, ai u shpreh se Shqipëria nuk duhet të ketë frikë nga ky proces, por ta shfrytëzojë si mundësi për të avancuar më shpejt drejt anëtarësimit të plotë.“Te Themeloret u identifikuan më shumë se 92 hendeqe. Themeloret në historinë e BE-së janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit, por në rastin e Shqipërisë, me reformën në drejtës, vettingun, luftqn ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, model për vendet e tjera që aspirojnë.Javën tjetër ecim me konferencën ndërqeveritare”, tha Balla, duke shtuar se në vijim do të vijojë procesi i ratifikimit nga vendet anëtare.Sipas tij, integrimi është një proces i gjatë që kërkon përfshirje të institucioneve dhe parlamenteve, ndërsa në disa raste mund të kërkojë edhe konsultim me qytetarët përmes referendumeve.Në përfundim, Balla u shpreh se Shqipëria ka arsye të jetë e kënaqur me ecurinë aktuale, duke theksuar se reformat e ndërmarra, veçanërisht në drejtësi, po vlerësohen si shembull edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.“S’duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na ndihmon., Ne do përmbushim detyrimet tona. Ambicia për të mbyllur negociatat brenda 2027 përputhet me programin që kemi dakordësuar me komisionin. Ajo që propozon Merz që është në linjë me Italinë dhe Austrinë dhe besoj do jetë dhe Franca, ka të bëjë me ratifikimin. Në fund të 2027 mbyllen negociatat, nga ai moment, bëhet gati marrëveshja për ratifikim në vendet anëtare.Procesi i integrimit, proces i gjatë dhe kërkon përfshirjen e parlamenteve, mund të kërkojë dhe përfshirjen e popullit me referendum.Shqipëria ka arsye të jetë e gëzuar sot, nesër, të martën e ardhshme (26 maj), për një arritje”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.