Politika

Balla: Spiropali, koordinatore kombëtare e bashkëqeverisjes, Gjylameti, kryetare e PS-së për Tiranën

Partia Socialiste ka mandatuar Elisa Spiropalin qe të jetë koordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes me njerëzit dhe Blerina Gjylametin kryetare të Partisë Socialiste për Tiranën, deklaroi  sot ne mbremje sekretari i pergjithshem i PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Balla u shpreh se “Kemi diskutuar për problematikat që kemi hasur për ecurinë e procesit të bashkeqeverisjes. Ka pasur një rapotim edhe për ecurinë e deritanishme për një prej veprimeve politike tonat, qoftë si Parti Socialiste, qoftë si grup parlamentar, qoftë si qeveri, atë të bashkëqeverisjes me njerëzit”.

Balla deklaroi para gazetareve se “Kryesia e Partisë Socialiste ka mandatuar Elisa Spiropalin të jetë koordinatorja kombëtare e bashkëqeverisjes me njerëzit për të vijuar punën intensive”. “Sapo kemi nisur komunikimin me njerëzit në çdo cep të Shqipërisë me këdo që është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe të bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam”, shtoi Balla.

Po ashtu, Balla tha se “Dua të komunikoj me ju që kryesia e PS-së shprehu qoftë vleresimin për punën e deritanishme, por dhe vlerësimin e madh që kolegjia jonë Blerina Gjylameti të drejtoje Partinë Socialiste të Tiranës prej sot dhe në vijim”.

Ai theksoi se mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste kishte një çështje që lidhet me raportimin dhe analizën e ecurisë së deritanishme të procesit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Siç e dini, prej datës 15 shtator ne kemi filluar një proces zgjedhjesh në nivelin e parë dhe të dytë të organizimit në Partinë Socialiste: atë të kryetarëve të organizatave. Dhe më pas do të pasojë me zgjedhjen e Kryetarëve të Këshillave Socialistë në çdo njësi administrative, në 384 njësitë administrative të Shqipërisë.

Si Sekretar i Përgjithshëm shpreh kënaqësinë për ecurinë e deritanishme. Nesër, ne do të kemi edhe kryetarët në nivel bashkie të Partisë Socialiste për një raportim dhe identifikim më të detajuar të problematikës që kemi hasur, përmes ecurisë së deritanishme të procesit, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button