Politika

PPE, letër Bashës: Jo kriminelë në listat zgjedhore të 2017-ës

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane, Patrick Voller ka shprehur shqetësimin për luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetin në vend dhe për këtë ka adresuar gishtin ndaj qeverisë.

Duke folur në aktivitetin për Akademinë Politike të PD, Voller theksoi se zgjedhjet e vitit 2017 duhet të jenë të demokratike, pa persona me precedentë penalë në listat zgjedhore, duke i kërkuar Qeverisë që të punojë në këtë drejtim dhe të garantojë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Duke folur në emër të PPE, Patrick Voller u shpreh se shpreson që prej vitit 2017 vendi të drejtohet nga kryetari i PD Lulzim Basha.

Sipas Voeller, “Shqipëria do të ecë përpara vetëm nëse luftohet më mirë korrupsioni, vetëm nëse ngrihet një sistem drejtësie i pavarur dhe vetëm nëse punohet vetëm për shtetin e së drejtës. Mirëpo, në këto drejtime ne shohim shumë mangësi nga qeveria aktuale dhe shpresojmë që me zgjedhjet e 2017 do të kemi kthesën e nevojshme, dhe të kemi në krye të vendit dhe qeverisë z.Lulzim Basha”.

“Reforma Zgjedhore është një element shumë i rëndësishëm me qëllim që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk duam të kemi më kriminelë në lista dhe në këtë drejtim është pikërisht qeveria aktuale që duhet të bëjë punën më të madhe për ta ndrequr. E përsëris edhe njëherë, është detyra e qeverisë që të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta në vitin e ardhshëm”, – tha ai.

Mes të tjerash, ai përshëndeti kreun e opozitës, Lulzim Basha: ” Europa ka nevojë për ju. Ne jemi një skuadër dhe do tu mbështesim gjithmonë. Jemi krenarë për ju dhe kemi nevojë për ju, por mbi të gjitha është populli shqiptar ai që ka nevojë për ju dhe i ka shpresat tek ju. Le të shfrytëzojmë edhe fuqinë dhe energjinë e freskët që sjell rinia. Vetëm së bashku do të jemi të fortë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button