Ekonomia

Ballkani, midis poleve konkurruese

Shtetet duan të marrin pjesë në projektin europian dhe të përfitojnë nga potencialet e saj transformuese

Disa rajone në botë janë më të ndërlikuara si nga ana kulturore ashtu edhe ajo politike në krahasim me rajonin e Ballkanit.
Dhe nuk mund të ketë një ilustrim më të qartë të së kaluarës dhe të rajonit sesa jeta dhe trashëgimia e njërit prej djemve të saj të jashtëzakonshëm, fizikanit dhe shpikësit, Nikola Tesla.

I lindur në një familje serbe ortodokse në vitin 1856, në një qytet që tani është pjesë e Kroacisë, kombësia e Teslës vazhdon të mbetet një objekt që ndez debate të zjarrta në rajon.
Tesla besonte se zhvillimet në fushën e shkencës duhet të përdoreshin për të ndërtuar ura që do të lidhnin vende të ndryshme, dhe mbi të gjitha për të arritur paqen universale.

Por si në Kroaci, ashtu edhe në Serbi, duan që ta përvetësojnë trashëgiminë e tij, por nëpërmjet disa mënyrave që nuk janë aspak të drejta.
Edhe kontributet e Teslës në fushën e fizikës, kanë ngjallur dinamikën e komplikuar politike të vendit të tij. Në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive, një tesla është njësia matëse për densitetin e fluksit të një fushe magnetike.
Federica Mogherini, Përfaqësuesja më e Lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, vuri në dukje disa muaj më parë se “Ballkani mund të shndërrohet lehtësisht në një prej gurëve më të rëndësishëm të lojës së ashpër për pushtet”.
Dhe në fakt, rajoni ka qenë gjithmonë i vendosur midis poleve konkurruese, ku secili pol projektonte si të fitonte sa më shumë fuqi nëpërmjet lidhjeve të ndërlidhura ekonomike, politike, historike dhe kulturore.

Për Bashkimin Europian (BE), luftërat që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, nënkuptonin një dështim absolut. Pas rënies së dhunës, BE-ja u përpoq të përdorte tërheqjen e vet magnetike për të sjellë së bashku ish-territoret jugosllave në sajë të një procesi rindërtimi dhe pajtimi. Por në sajë të kësaj strategjie janë prodhuar rezultate të pabarabarta. Megjithëse disa vende me shumicë ortodokse, si Greqia, Bullgaria dhe Rumania janë pjesë e BE-së, të vetmet vende ish-jugosllave që iu bashkuan BE-së, Kroacia dhe Sllovenia, janë kryesisht me popullsi katolike, një realitet që ushqen një frymë aspak produktive.

Në momentin kur Gjermania dhe Vatikani e pranuan Kroacinë dhe Slloveninë në 1991 dhe 1992, ata përforcuan kuptimin e asaj që shkencëtari Samuel P. Huntington e quajti më vonë si një “përplasje qytetërimi”. Për Huntington-in, luftërat jugosllave përputhen në mënyrë të përsosur me paradigmën e tij të thjeshtë, me Krishterimin perëndimor, Katolicizmin dhe Protestantizmin nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, fetë e tjera të Europës.
Kroacia dhe Sllovenia kanë kërkuar që “Ballkani Perëndimor 6”, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, të përfshihen gjithashtu në BE. Por ky progres është penguar nga disa mosmarrëveshje politike dypalëshe midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, situatë e ngjashme me atë në Slloveni, duke përfituar nga anëtarësimi i saj, përkohësisht bllokoi pranimin e Kroacisë në BE.
Për më tepër, situata brenda vetë BE-së, krizat ekonomike dhe rritja e partive politike ksenofobe në vitet e fundit, nuk e konsiderojnë më prioritare çështjen e zgjerimit, sidomos edhe pas deklaratës së Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili tha në 2014 se asnjë anëtar i ri nuk do të pranohej në BE, përpara 2019.
Shtete të tjera me ndikim të fortë në rajon, si Rusia, Turqia dhe Hungaria, ku BE-ja nuk ka arritur të parandalojë një devijim të politikave të këtyre vendeve sidomos nën udhëheqjen e Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, po ofrojnë modele politike alternative për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtu mund të përmendim edhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë. Gjatë një vizite në Beograd në vitin 2014, Presidenti rus, Vladimir Putin, shkoi aq larg sa arriti të thoshte se “Rusia, edhe tani si në të kaluarën, e shikonte Serbinë si aleatin e saj më të afërt”.
Përveç lidhjeve të saj të kulturore me Rusinë, Serbia varet nga furnizimet energjetike ruse, si dhe fuqia e vetos e Rusisë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për sa kohë që Serbia do të ketë mbështetjen e Rusisë, ajo mund ta pengojë Kosovën nga bashkimi me Kombet e Bashkuara.

Këta faktorë shpjegojnë se pse Serbia nuk u bashkua me BE-në në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pas aneksimit të Krimesë në mars të 2014-s. Bosnja dhe Maqedonia gjithashtu zgjodhën të mos jenë pjesë e sanksioneve të vendosura nga BE-ja, ndërsa anëtarët e NATO-s, si Shqipëria dhe Mali i Zi u bënë pjesë.

Megjithatë, vendet e Ballkanit nuk janë thjesht grimca tërheqëse pasive drejt shtyllave magnetike rreth tyre. Serbia, për shembull, gjen frymëzim në trashëgiminë e lënë nga Titoja, i cili ishte president i Jugosllavisë gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë dhe që shkëlqeu në pozicionin në të cilin e vendosi Serbinë në lojën ku vuri kundër njëra-tjetrës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sobjetik.
Në mënyrë të ngjashme, Serbia sot është caktuar zyrtarisht si një shtet neutral. Por ajo bashkëpunon ngushtë me NATO-n përmes Partneritetit për Paqe, ndërsa në të njëjtën kohë i ka hapur dyert ushtrisë ruse për t’u stërvitur në territorin e saj.
Po ashtu, teksa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pretendon se është në favor të integrimit europian, ai nuk po tregon aspak gatishmëri për ta distancuar veten nga Rusia.

Natyrisht, përveç Rusisë, Kina gjithashtu ka kundërshtuar njohjen e Kosovës. Ajo ka investuar miliona dollarë në projekte infrastrukturore në Serbi dhe në pjesë të tjera të rajonit. Një iniciativë e fundit është edhe ndërtimi i një linje hekurudhore me shpejtësi të madhe midis Beogradit dhe Budapestit, që synon të lidhë portin grek të Pireut me Europën Qendrore.

Ndërkohë Komisioni Europian po heton aktualisht vijën Beograd-Budapest, për shkeljet e mundshme të rregullave të tenderimit të BE-së.
Përveç këtyre sfidave, BE-ja mban një pozitë të favorshme ndaj Ballkanit Perëndimor. Duke përjashtuar Kroacinë, 74% e totalit të tregtisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor është me BE-në, krahasuar me vetëm 6% me Kinën, 5% me Rusinë dhe 4% me Turqinë.
Në këtë kontekst, BE-ja nuk duhet të lejojë që sfidat aktuale të dobësojnë strategjinë e saj të përgjithshme të zgjerimit. Samiti i Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti ishte një hap pozitiv, me kusht që vendet të cilat janë të etura për t’u bashkuar me BE-në, të mos harrojnë domosdoshmërinë e miratimit të reformave të thella në fusha të ndryshme.

Të gjithë europianëve duhet t’u ofrohet mundësia për të marrë pjesë në projektin europian dhe të përfitojnë nga potenciali transformues i tij. Kjo është pikërisht edhe një prej dëshirave më të mëdha të popullsisë ballkanike. Udhëheqësit e BE-së nuk mund të garantojnë se procesi i anëtarësimit në bllok do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Por ata vetëm mund të sigurojnë që ky udhëtim do të jetë i më se i vlefshëm.

— Project Syndicate, 2017

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button