☁️
Tiranë 9°C · Vranët 23 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 92.66 ▼0.32%
ARI 4,744 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,121 ▲ +2.33% ETH $2,365 ▲ +1.66% XRP $1.4259 ▼ -0.46% SOL $86.6700 ▲ +0.67%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.66 ▼0.32 % ARI 4,744 ▼0.18 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.66 ▼0.32 % ARI 4,744 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
23 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Banka Credins përthith Credins Leasing

banka-credinsPas Tirana Leasing, që u shit në korrik tek Raiffeisen Bank, një tjetër transaksion shënohet në tregun e qirasë financiare, që ka një portofol minimale kredie prej vetëm 50 milionë euro…

Tregu i leasing ka qenë shumë aktiv në shit-blerje këto muaj. E fundit është Credins Leasing Sh.a, e cila ka njoftuar se është në proces përthithjeje nga Banka Credins Sh.a. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës, e cila ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Marrëveshjes për bashkimin me përthithje të Shoqërivë Banka Credins Sh.a dhe Credins Leasing Sh.a” e nënshkruar midis palëve Banka Credins Sh.a dhe Credins Leasing Sh.a, më datë 30 Shtator 2015, me objekt përftimin me anë të përthithjes nga banka Credins të Credins Leasing Sh.a. Autoriteti ka ftuar palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Në korrik të këtij viti, Tirana Leasing është shitur tek Raiffeisen Leasing. Përqendrimi kishte si objekt përftimin e plotë të kontrollit mbi portofolin e qerasë financiare, i cili përbën edhe të gjithë aktivitetin të Tirana Leasing SHA, nga Raiffeisen Leasing SHA. Një vit më parë Union Bank bleu Landeslease.
Deri në fund të vitit 2014, sipas Bankës së Shqipërisë, shoqëritë që ushtronin aktivitet në fushën e qirasë financiare ishin: Credins Leasing, Fin-Al, Tirana Leasing, Raiffeisen Leasing, Landeslease, Albania Leasing. Aktualisht dy nga këto shoqëri janë përthithur (Credins dhe Tirana Leasing), duke u larguar si emra nga tregu, ndërsa Landeslease e ruan emrin, por është në pronësi të Union Bank.
Tregu i qirasë financiare mbetet shumë i ulët dhe kompanitë nuk kanë arritur të rriten. Në fund të vitit 2014, portofoli bruto i qirasë financiare ishte 7.19 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro), duke u reduktuar me 4% në raport me një vit më parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Kompaninë vlerësohen se nuk kanë arritur të gjejnë terren të zhvillojnë këtë produkt financiar për dy arsye kryesore. Së pari, tregu i makinave të reja është shumë i vogël dhe makinat e përdorura nuk janë produkt që mund të tregtohen nga ky segment.
Së dyti, leasing për makineri të tjera (veç automjeteve) është sërish një treg i vogël, pasi nuk ka blerës të mëdhenj për makineri të përdorura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.