☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.07 ▲0.3%
ARI 4,017 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,886 ▼ -0.15% ETH $2,317 ▼ -0.02% XRP $1.3039 ▲ +2.04% SOL $100.1300 ▼ -0.52%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.07 ▲0.3 % ARI 4,017 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.07 ▲0.3 % ARI 4,017 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

Sot është Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale.

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale ofron një mundësi për të nderuar përpjekjet e specialistëve të cilët ruajnë materiale që mund të jenë në rrezik humbjeje. Kjo ditë botërore shërben për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi nevojën për të ndërmarrë masa urgjente, si dhe për të njohur rëndësinë e dokumenteve audiovizuale.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore është “Dritarja juaj drejt botës”, duke vënë në pah rolin thelbësor të trashëgimisë audiovizive në marrëdhëniet dhe mirëkuptimin mes shoqërive anembanë botës.

Në një komunikatë të UNESCO-s, thuhet se, “arkivat audiovizuale rrëfejnë histori rreth jetëve dhe kulturave të njerëzve nga e gjithë bota. Ato përbëjnë një trashëgimi të paçmueshme, e cila është një pohim i kujtesës sonë kolektive dhe një burim i vlefshëm dijeje, pasi pasqyrojnë diversitetin kulturor, shoqëror dhe gjuhësor të komuniteteve tona”.

Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe garantimi që ajo të mbetet e prekshme për publikun dhe brezat e ardhshëm, është një qëllim jetik për të gjitha institucionet e kujtesës, si dhe për publikun e gjerë. Arkivat e UNESCO-s kanë nisur projektin “Digjitalizimi i historisë sonë të përbashkët në UNESCO” pikërisht me këtë qëllim.

Në këtë mënyrë, kjo ditë shërben gjithashtu si një mundësi që shtetet anëtare të UNESCO-s të vlerësojnë arritjet e tyre në zbatimin e “Rekomandimit të vitit 2015 mbi Ruajtjen dhe Qasjen në Trashëgiminë Dokumentare, përfshirë edhe në formë digjitale”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.