Pagesat nëpërmjet internetit, për shërbime nga më të ndryshmet, po bëhen gjithnjë edhe më të pranishme në Maqedoni, dhe përfitim nga kjo kanë të gjithë. Në rradhë të parë konsumatorët, të cilët nuk duhet të humbin kohë duke pritur para sporteleve dhe duke shkuar deri te banka, por edhe vetë bankat për shkak se në këtë mënyrë u mëndësohet zvogëlimi i personave të punësuar për këto shërbime – informon Zhurnal.
Ajo që është më e rëndësishme për qytetarët, siguria e pagesave on-lajn nuk vihet në diskutim. Nga bankat e vendit sigurojnë se të dhënat për çdo pagesë ruhen, dhe në rast nevoje mund të merren, madje edhe nëse konsumatori në ndërkohë ka kaluar në bankë tjetër.
Levërdia që kanë bankat nga ky lloj biznesi i shtyn ata të ofrojnë shërbime të shumta për pagesa on-lajn, nga faturat e shërbime komunale deri te pagesat për shkollim ose blerjet në faqet e internetit.