🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.40 ▼0.07%
ARI 4,037 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,334 ▼ -3.3% ETH $2,387 ▼ -3.5% XRP $1.3089 ▼ -4.14% SOL $103.6200 ▼ -3.22%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.40 ▼0.07 % ARI 4,037 ▼0.59 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.40 ▼0.07 % ARI 4,037 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
23 Tet 2026
Breaking
Bota

Rritet siguria në Nju-Jork, aty ku do të jenë Clinton e Trump në natën e zgjedhjeve

Dy kandidatët Hillary Clinton dhe Donald Trump, do të jenë në Nju Jork natën e zgjedhjeve, dhe autoritetet policore po përgatiten t’u ofrojnë atyre sigurinë e duhur.

Qyteti vetë është i mbushur plot, me pjesëmarrës të maratonës së Nju Jorkut, mbështetës të kandidatëve dhe grupet që presin rezultatin e zgjedhjeve. E gjithë kjo vjen ndërsa mësohet se agjencitë e zbulimit kanë kapur sinjale për një rrezik të mundshëm terrorist nga al Kaida, shkruan VoA.

Përkrahësit e zonjës Clinton në qytetin e Nju Jorkut po bëjnë telefonatat e fundit për të bindur të pavendosurit para zgjedhjeve, në shtetetku rezultati është i pasigurt. Dhe shumë sondazhe tregojnë se gara po ngushtohet mes republikanit Trump dhe demokrates Clinton.

“E ndjej ngutin tani” thotë një mbështetës i zonjës Clinton.

Jashtë, maratonomakë në qytet kaluan vijën e finishit, dhe mijëra e policë ishin në gatishmëri. Zyrtarë të zbulimit amerikane thanë se ka informacion rreth një sulmi të mundshëm ditën e zgjedhjeve ose para tyre, në shtetet e Virxhinias, Teksasit dhe Nju Jorkut.

Nuk kishte informacion specifik, por zyrtarët në Nju Jork, gjithmonë në gatishmëri, e marrin seriozisht.

Carolyn Maloney është një ligjvënëse që përfaqëson Nju Jorkun.

“Asnjë nuk di të përgatitet më mirë se sa Nju Jorku. Ne e kemi treguar veten më 11 shtator, e tregojmë çdo ditë dhe do ta bëjmë sërish ditën e zgjedhjeve” tha ajo.

Rreziku është i një rëndësie të veçantë për qytetin e Nju Jorkut, ngaqë të dy kandidatët për president do të jenë aty mbrëmjen e së martës. Zonja Clinton do të jetë në një qendër panairesh me një tavan qelqi dhe zoti Trump në një hotel disa minuta nga shtëpia e tij në kullën Trump. Anand Ahuja është një mbështetës Trump.

“Gjithkush është i shqetësuar jo vetëm për sigurinë e tyre, por edhe për atë të kandidatëve për president” tha ai.

Nesër është dita e zgjedhjeve dhe zyrtarët premtojnë se do të mundin çdo përpjekje që ndërhyn me mbarëvajtjen e demokracisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.