Ekonomia

Bankat Tregtare zotërojnë likuiditet të qëndrueshëm

Bankat tregtare në Shqipëri janë likuide dhe zotërojnë kapital te mjaftueshme per kreditimin e ekonomise.

Sipas BSH-se, aktivet likuide gjatë vitit 2014 u rritën me 72 miliardë lekë. Rreth 92% e kësaj rritjeje është në monedhën vendase dhe ka ardhur kryesisht si rezultat i ndryshimeve rregullative. Totali i aktiveve likuide të sistemit bankar në dhjetor 2014 arriti në 413 miliardë lekë. Në strukturën e aktiveve likuide, peshën kryesore e zënë letrat me vlerë të Qeverisë Shqiptare, rreth 57%, nga 55% në dhjetor 2013, dhe marrëdhëniet afatshkurtra me institucionet financiare me 27%.

Raporti i kredive ndaj depozitave, në dhjetor 2014, paraqitet në nivelin 55.5% dhe reflekton një strukturë të balancuar të aktiv-pasiveve në nivel sistemi. Gjatë vitit 2014, treguesi nuk ka ndryshime të rëndësishme, pasi kredia dhe depozitat janë rritur me ritme pothuaj të njëjta me rreth 5%.Ky raport tradicionalisht evidenton vlera më të larta në valutë, rreth 70%, krahasuar me monedhën vendase, rreth 42%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button