☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.12 ▲4.33%
ARI 4,544 ▼3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,060 ▼ -2.85% ETH $2,219 ▼ -3.34% XRP $1.4335 ▼ -4.73% SOL $89.1600 ▼ -3.78%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.12 ▲4.33 % ARI 4,544 ▼3.03 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.12 ▲4.33 % ARI 4,544 ▼3.03 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
roze

Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse presin fëmijën e tyre të parë

Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse do të bëhen prindër së shpejti!

Modelja 32-vjeçare konfirmoi shtatzëninë e saj, mbrëmjen e së enjtes, 14 maj, e veshur me një fustan të gjatë blu që nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakët në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës. Krah saj ishte dhe bashkëshorti.

Nuk dihet gjinia e bebit, por ndoshta fustani ngjyrë blu mund të jetë një “shenjë”.

Çifti është bashkë që nga viti 2018.

Në një intervistë në vitin 2019 për W Magazine, Dylan Sprouse tregoi mënyrën se si u njohën, duke shpjeguar se i dërgoi mesazh në Instagram pasi ajo i kishte bërë follow.

“Më bëri follow, kështu që mendova t’i jepja një shans dhe i dërgova mesazh”, tha ai, duke shtuar se u përpoq të organizonte një takim, por ajo vonoi të përgjigjej.

“I shkrova ‘Nuk e di sa do të qëndrosh në Nju Jork, por mund të takohemi nëse do. Ja numri im.’ Dhe nuk m’u përgjigj për gjashtë muaj.”

Takimi i tyre i parë zyrtar u zhvillua në vitin 2018 në Kinë, ku Dylan Sprouse ndodhej për xhirime, ndërsa Barbara Palvin udhëtoi për ta takuar. Në deklarata për People, ajo tha se aktori ishte që në fillim gati për një lidhje, ndërsa ajo hezitonte.

“Dhe pastaj thashë ‘ok, le ta bëjmë…’. U ula, mora frymë thellë dhe mendova ‘çfarë po pres? Nuk ka tjetër burrë që e dua më shumë dhe që ka gjithçka që më duhet’.”

Ajo gjithashtu ka deklaruar se e kuptoi që ishte e dashuruar me të “që në momentin e parë që u takuan”.

Çifti e bëri lidhjen publike në Instagram në gusht 2018 dhe bëri daljen e parë zyrtare në tapetin e kuq në shtator të po atij viti, gjatë Javës së Modës në Nju Jork.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.