Politika
Barbullushi: “Synojmë hapjen e negociatave”
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi, priti dje në takim sekretaren e Shtetit pranë Ministrit për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Mbretërisë së Suedisë, Ulrika Modéer.
Zv. ministrja e njohu sekretaren e Shtetit për reformat që po ndërmerr qeveria në këtë proces me synim përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ajo falënderoi mbështetjen e dhënë këto 15 vite nga Suedia për Shqipërinë.
Nga ana e saj, Modéer vlerësoi progresin e bërë në këtë drejtim, si dhe rolin aktiv të Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantoi mbështetjen e Suedisë për procesin e zgjerimit në përgjithësi dhe të Shqipërisë në veçanti.