Bota

Barcelonë: Disa të plagosur nga përplasja e një furgoni me këmbësorët

Një furgon u përplas mes dhjetra vetëve në qendër të Barcelonës duke plagosur disa vetë, thanë autoritetet lokale.

Disa vetë u plagosën nga “përplasja masive”, tha policia në Twitter.

Shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë thanë se banorët duhet të shmangin sheshin Catalunya dhe se kishin kërkuar mbylljen e stacioneve hekurudhore dhe të metrosë në zonën pranë shëtitores Las Ramblas në qendër të qytetit.

Policia ka izoluar zonën dhe ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve përreth. Gazeta El Pais citon policinë të thotë se personi që i jepte furgonit, doli prej tij dhe u largua në këmbë.

Ndërkohë media lokale e cituar nga agjencia Reuters thotë se dy burra të armatosur kanë hyrë në një restorant në Barcelonë, pas përplasjes së furgonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button