☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.68 ▲0.74%
ARI 4,063 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,041 ▼ -0.31% ETH $2,057 ▼ -1.63% XRP $1.0582 ▼ -2.01% SOL $83.9100 ▼ -0.78%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.68 ▲0.74 % ARI 4,063 ▲0.82 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.68 ▲0.74 % ARI 4,063 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Politika

Bardhi i përgjigjet Ballës: Opozita nuk ka bojkotuar Reformën Zgjedhore, mazhoranca po pengon punën e Komisionit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili akuzoi opozitën për bojkotimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Në një reagim në Facebook, Bardhi thekson se opozita nuk ka munguar në asnjë mbledhje të thirrur të Komisionit dhe akuzon mazhorancën se po devijon dhe zvarrit procesin.

“Opozita nuk ka bojkotuar asnjëherë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky është një fakt publik dhe lehtësisht i verifikueshëm. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të thirrur të këtij Komisioni në të cilën përfaqësuesit tanë të mos kenë qenë të pranishëm”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, problemi qëndron te mënyra se si mazhoranca po e trajton procesin, duke e orientuar diskutimin drejt çështjeve që, sipas tij, nuk lidhen me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.

“Ajo që po ndodh është një përpjekje e mazhorancës për të devijuar dhe penguar punën e Komisionit, duke e zhvendosur vëmendjen drejt çështjeve dytësore, të cilat nuk lidhen me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias. Ky fokusim në çështje që nuk adresojnë standardet për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta po zvarrit procesin dhe po pengon përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor”, deklaroi ai.

Një tjetër çështje e ngritur nga kreu i grupit parlamentar demokrat është projektligji për financimin e partive politike. Bardhi thotë se drafti fillestar i hartuar nga Komisioni i Posaçëm i është dërguar për vlerësim urgjent OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, të cilat kanë përcjellë opinionet dhe rekomandimet e tyre. Ai thekson se opozita kërkon që të gjitha këto rekomandime të reflektohen në tekstin përfundimtar të projektligjit, duke kundërshtuar vijimin e procedurave pa adresimin e plotë të tyre.

“Sa i përket projektligjit për financimin e partive politike, drafti fillestar i hartuar nga Komisioni i Posaçëm i është përcjellë për vlerësim urgjent Zyrës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ekspertët e këtyre institucioneve kanë përcjellë opinionet dhe rekomandimet e tyre të plota. Qëndrimi i opozitës është i qartë: të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e tyre duhet të reflektohen plotësisht në tekstin e projektligjit. Ky proces nuk mund të konsiderohet i përfunduar dhe projektligji nuk mund të ecë përpara pa adresimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias”, tha Bardhi.

Ky i fundit shton se opozita do të vijojë të këmbëngulë që Reforma Zgjedhore të mos mbetet vetëm një detyrim formal, por të garantojë standarde konkrete për proceset zgjedhore në Shqipëri.

“Opozita do të vijojë të insistojë që Reforma Zgjedhore të përmbushë jo thjesht një detyrim formal apo procedural, por standardet dhe kërkesat e përcaktuara edhe nga Komisioni Europian: rikthimin e besimit të publikut te procesi zgjedhor, garantimin e konkurrencës së ndershme politike dhe mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve”, theksoi ai.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.