Bari: Biznesi shqiptar i bashkohet Panairit O.A.S.I.
Në Bari të Italisë, nga data 24-26 maj, në Fiera del Levante, u hap Panairi O.A.S.I., Salloni i Ullirit, Mjedisit, Shëndetit dhe Inovacionit.
Agrobiznesmenë nga Shqipëria iu bashkuan institucioneve, prodhuesve, shoqatave dhe operatorëve puliezë, të cilët u bënë një front i përbashkët për të promovuar dhe mbështetur pemën e ullirit, si druri simbol i Puglia-s, që po merr rëndësi gjithnjë e më të madhe në jetën e përditshme dhe një përdorim të gjerë që shkon nga sektori ushqimor e deri tek ai i kozmetikës.
I konsideruar si një ngjarje e madhe që përfshiu të gjithë, prodhuesit, konsumatorët, teknikët, opinionin publik, fëmijët etj, Panairi O.A.S.I. për vetë organizmin dhe pjesëmarrjen masive u bë referencë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku vend të veçantë zuri dhe pavioni shqiptarë, me pjesëmarrjen e agrobiznesmenëve që merren me kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit të tij.
Vizitorë dhe aktorë të këtij sektori tregun interes për pavionin shqiptarë ku ekspozoheshin prodhime cilësore të vajit “Made in Albania”.
Ky event, me hyrje të lirë për publikun, u zhvillua nga autoritet e tregtisë Bari, në bashkëpunim me Unioncamere Puglia-n dhe Fiera del Levante, si dhe me mbështetjen teknike dhe organizative CIBi – Premio Biol.
O.A.S.I.zë një sipërfaqe prej rreth 2400 m2. Ky event i specializuar që i dedikohet produktit kryesor të ekonomisë puljeze, përbën një hap shumë të rëndësishëm për një hov të rizhvillimi të Fiera del Levante. Objektivi është ndërtimi i një platforme, në bashkëpunim me institucionet, prodhuesit, industrialët dhe konsumatorët, për zhvillimin jo vetëm të sektorit të ullishtarisë, po, përmes tij, të territorit puljez në tërësi.