☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.30 ▲0.2%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,372 ▲ +2.41% ETH $2,415 ▲ +3.98% XRP $1.3188 ▲ +2.94% SOL $96.5800 ▲ +3.62%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.30 ▲0.2 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Barnat për humbje peshe rrezik më të ulët për fraktura te pacientët me diabet

Rreziku për fraktura të kockave mund të jetë më i ulët te personat me diabet të tipit 2 që trajtohen me medikamente GLP-1, si Ozempic. Një studim i ri tregon se këta pacientë kishin 21% më pak gjasa të pësonin fraktura, krahasuar me ata që përdornin një tjetër grup ilaçesh për diabetin, të njohura si DPP-4.

Studimi analizoi të dhënat shëndetësore të mbi 133 mijë personave, të moshës 50 deri në 90 vjeç, në Shtetet e Bashkuara, gjatë viteve 2015-2022. Rezultatet treguan se ulja më e madhe e rrezikut u vu re te frakturat e shtyllës kurrizore, me 32%, ndërsa frakturat e ijeve dhe femurit ishin 30% më të pakta.

Studiuesit theksojnë se ky efekt nuk u ndikua nga humbja në peshë apo nga ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak, çka lë të kuptohet se këto medikamente mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e kockave.

Megjithatë, ata nënvizojnë se studimi është vëzhgues dhe nuk provon se barnat GLP-1 mbrojnë kockat. Për këtë arsye, nevojiten prova klinike të mëtejshme për të konfirmuar nëse ky efekt mbrojtës është i vërtetë dhe afatgjatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.