Politika

Basha: Kamerat e trupit, propagandë mashtruese

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka quajtuar propagandë mashtruese projektin e kamerave të trupit. Në një reagim të menjëhershëm, Basha thotë se teknologjia është e mirëp[ritur, por “mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duar të gabuara”.

“Propagandë mashtruese dhe asgjë më shumë projekti i kamerave të trupit, apo kamerave të tjera që ka ndërmend të instalojë kjo klike e lidhur me bandat. Çdo teknologji që shton sigurinë e lufton krimin është e mirëpritur, por e gjitha mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duart e gabuara. Kush do ti shohë kamerat kur Ministri i Brendshëm takohet dhe ndërmjetëson me vrasësin me pagesë në zyrën e tij dhe në vilat qeveritare ne plazh? Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këto pamje, që ai vetë i regjistron? Kush do ti shohë e kontrollojë kamerat kur Saimir Tahiri, apo dhe shefi i tij, takohen e rakordohen me makinë me bandat dhe banditet? A do të funksionojnë kamerat kur Emiliano Shullazi të futet në doganë me makinë të blinduar, pa lënë gjurmë e nishan? A do të ketë kamera kur ngrihet trau i doganës për miqtë e Edi Ramës, që kalojnë naftë e cigare kontrabandë?”, shkruan Basha.

Z. Basha vijon më tej duke thënë se këto kamera nuk do të punojnë ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna “për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button