Basha, me aleatët: Garantim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar me aleatët e djathtë mesditën e të hënës, ku temë kryesore kanë qënë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E gjithë vëmendja e opozitës, tha ai, është fokusuar tek garantimi i zgjedhjeve të lira.
“Propozimi do të marrë formë finale pas diskutimit me të gjithë partitë e koalicionit opozitar. Ka një sërë opsionesh votim elektronik. Numërimi elektronik është tashmë reflektim ligjor që duhet respektuar në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.
Ai ka diskutuar me aleatët edhe çështjen e sistemit zgjedhor ku tha se kanë diskutuar për të gjitha opsionet që nga korrektimi proporcional. “Mirëbesim vetëm nëse garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha.
Kreu i opozitës ka diskutuar me aleatët edhe platformën ekonomike të Partisë Demokratike.