Politika

Basha me raporterët e KiE: Kanabizimi i vendit, marrëveshje e kryeministrit me krimin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me bashkëraporterët e Këshillit të Europës, Andrej Hunko dhe z. Joseph O’Reilly, ku i shprehu shqetësimin e tij lidhur me situatën në vend.

Basha është shprehur se  “kanabizimi i vendit me shpejtësi të madhe është pasojë e marrëveshjes së Kryeministrit me segmentet kriminale, që çoi edhe në kriminalizimin e parlamentit dhe administratës. Përhapja dramatike e sipërfaqeve të mbjella me kanabis u vërtetua nga vëzhgimet ajrore dhe nga tonelatat e kanabisit të kapura në Itali dhe Greqi, është bërë tashmë temë e mediave prestigjioze ndërkombëtare dhe shqetësim për sigurinë e vendeve të BE-së”.

Kreu i PD tha më tej se segmente të caktuara të policisë kanë lidhje me politikanë të lartë, përfshirë dhe ministrin e Brendshëm, dhe zotërojnë qindra miliona euro dhe rrjet të sofistikuar. “Kjo përbën kërcënim për sigurinë e vendit por edhe më gjerë, sepse bashkëpunimi i këtyre organizatave me terrorizmin ndërkombëtar kërcënon sigurine e rajonit dhe te vendeve europiane”, tha Basha.

Për kryedemokratin kjo përbën‎ rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme. Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe shembull janë Rroshi, Bushi, Prenga e dhjetëra drejtues tre posteve kyçe në administratë dhe polici. “ëse nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe nuk ndërmerren veprime energjike, nën presion ndërkombëtar, për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është e pamundur që vitin e ardhshëm të zhvillohen zgjedhje”, është shprehur ai më tej.

Basha shprehur shqetësimin për legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme që sipas tij, cënohet rëndë pasi “Rama ka vonuar dhe bërë të pamundur reformën zgjedhore tashmë që pas një muaji fillojnë përgatitjet zgjedhore”.

Related Articles

Nje koment

  1. Hajduteria e sali berishes lulezim bashes bujar nishanit jozefina topallit adriatik llalles do te digjan te gjalle me gjithe cfare kane.hiri i tyre do flaket ne det.keta plehra nuk jane shqipetare.na ndyne kombin shqipetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button