Politika

Basha: Me taksa të ulëta, akordojmë 500 milionë euro në vit për ekonominë

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me tregtarë dhe punonjës të rafinerisë së Ballshit, të cilët kanë katër muaj pa u paguar.

Basha theksoi në takim se me platformën e saj të taksave të ulëta, PD-ja në qeveri do të akordojë 500 milionë euro në vit për ekonominë dhe punësimin.

“Nëqoftëse qeveria të trajton si skllav, nëqoftëse qeveria të merr me të padrejtë bukën e gojës, nëqoftëse qeveria e një vendi pasurohet kur populli varfërohet çdo ditë, ka ardhur koha që ajo qeveri të largohet me hir ose me pahir”, u shpreh Basha.

Gjendjen e vështirë ekonomike të banorëve të zonës, kreu i opozitës mendon ta zgjidhë me një paketë të re taksash: “Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash, taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan. Duke ulur taksat ne i kthejmë shqiptarëve 500 deri në 600 milionë euro në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button