Politika
Basha në Dibër: Shqiptarët janë braktisur nga qeveria
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qarkun e Dibrës në kuadër të turit të bashkëbisedimit me qytetarët.
Rritja e çmimeve, faturat aforfe të energjisë elektrike, mungesa e tregut dhe e subvencioneve për fermerët kanë qenë disa prej shqetësimeve të shprehura nga banorët.
Gjatë takimeve në Peshkopi, kryetari i PD-së u njoh dhe me shqetësimin e studentëve për mbylljen e universitetit. Studentët u ankuan se nuk kanë mundësi t’i vazhdojnë studimet, duke paralajmëruar protesta nëse nuk do të rishikohet vendimi.
Në reagimin e tij, Basha tha se shqiptarët janë braktisur nga kjo qeveri, e cila ka rritur taksat, çmimet e naftës, ndërsa po përgatit të rrisë çmimin e energjisë.