🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.86 ▼15.13%
ARI 4,846 ▲3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,695 ▲ +4.3% ETH $2,240 ▲ +6.34% XRP $1.3837 ▲ +5.45% SOL $84.5700 ▲ +5.98%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.86 ▼15.13 % ARI 4,846 ▲3.45 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.86 ▼15.13 % ARI 4,846 ▲3.45 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha: Ne jemi mazhoranca morale e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se opozita është mazhoranca morale e vendit. Duke folur pas protestës së opozitës, Basha tha se në këtë betejë ka shumë nga ata që thonë që Lulzim  Basha dhe PD duhet të investojnë më shumë sesa për rrëzimin e Edi Ramës, dhe kanë të drejtë.

“Kjo nuk është një luftë për karrige, dhe prandaj nuk kam pranuar të hyjë në zgjedhje pavarësisht këshillës miqësore të disa miqve, për të hyrë edhe pse me sondazhe Partia Demokratike fiton. Gjithë këto vite ne me vërtetë kemi bërë luftë por jo me PS, por për pagat e ulta, për më shumë shpresë, për më shumë mirëqenie ekonomike.

“Beteja ka qenë më Rahman Rahjan, me Shullazin me Imer Lalën, këto që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor që kanë qenë në emër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Ne jemi mazhoranca morale e këtij vendi, në këtë betejë nuk jam që të ndërrojmë Ramën me Lulzim Bashën. Un jam për një sistem drejtësi të ri, kur nuk kapen tre pushtetet nga një person. Ne kemi një plan, dhe unë kam një vizion për ta arritur këtë. Disa prej këtyre ideve i kemi diskutuar, dhe shpresoj të arrijmë në një referendum popullor. Nëse do të kemi një president nga populli, kufizim të pushtetit të kryeministrit, një gjykatë që nuk do të mbrojë të pushtetshmit, normal që kjo kërkon një reforme të thellë. Pa ndarë politikën nga krimi, nuk mund të ketë një debat të thellë për ndryshimet që duhet bërë. Prandaj duhet të kthejmë votën e lire, themelin e themeleve”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.