Politika

Basha në Shtyllas të Fierit: Askush nga shteti nuk është dukur akoma

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot banorët e Shtyllasit në Fier ku janë përmbytur tërësisht 500 hektare tokë dhe ushqimi për mbi 4 mijë krerë bagëti.

Basha19Sipas Bashës, askush nga shteti nuk është dukur akoma dhe nuk janë shpërndarë ndihma.

“Banorët ankohen se po diskriminohen në frymën e persekutimit të dikurshëm. Një ngarkesë me ushqim për bagëtitë e nisur me ndihmën e degëve të PD Kavajë dhe Durrës do të mbërrijë sot. Por kjo është e pamjaftueshme. Ku është shteti”, shkruan në rrejtin social “Facebook”, kreu i selisë blu.

I shoqëruar nga drejtues të PD të Fierit, Basha vizitoi  edhe fshatrat Poro dhe Rrethfik ku edhe aty është shpërndarë bazë ushqimore për bagëtitë. Në fshatrat Shtyllas, Rrethfik dhe Poro janë përmbytur mijëra ha tokë që shërbente si kullotë si edhe stalla blektorale bashkë me bazën ushqimore të gjësë së gjallë.Basha1

“Në Rrethfik uji mban të rrethuar dhjetëra familje dhe ka prishur të gjithë bazën ushqimore për bagëtinë. Banorët janë në gjendje të dëshpëruar. Edhe këtu ankohen për braktisje dhe diskriminim. Ato pak ndihma që erdhën para 5 ditësh u ndanë me mik. Shumica mbeti pa marrë asgjë”, bën të ditur Basha.

Ndërsa në Poro, pohon kreu i opozitës,  banorët kanë humbur të gjithë bazën ushqimore për lopët dhe delet. 70 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur dhe janë nën gjysëm metër rërë. Ujësjellësi që furnizon 15 fshatra është vetëm 10 metra larg gllabërimit nga Vjosa. Askush nuk ka ardhur ti shohë, t’i dëgjojë apo t’u qajë hallin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button