☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.16% ETH $2,260 ▲ +0.24% XRP $1.2496 ▼ -0.17% SOL $94.6500 ▼ -1.7%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Basha prezanton platformën e Qeverisë tranzitore: Vendi në kolaps

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si detyrë kryesore të Qeverisë tranzitore nuk ka kursyer akuzat ndaj Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij ka çuar vendin në një kolaps të thellë kushtetues.

Basha, ndër të tjera, theksoi se vendi ndodhet jo vetëm në një kolaps institucionesh por edhe në një kolaps ekonomik, e cila sipas tij ka sjellë edhe largimin e shumë të rinjve nga vendi.

“Jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik dhe shoqëror. Në këto 5 vite, numri i shqiptarëve të larguar arrin përmasa të panjohura e të padëgjuara. Kolapsi i ekonomisë, ka sjellë pasiguri të përditshme, nivele mjerimi. Të gjitha këto janë pasoja të korrupsionit të shfrenuar të një qeverie që ka humbur cdo sens.

Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës. Shëndetësia është në krizën më të thellë. Ka 2 arsye për këtë. Arsyeja e parë, produkti i bashkëpunimit me krimin e organizuar, i blerjes së votës. Kjo Qeveri dhe pseudo-mazhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, kanë ardhur si produkt i bashkëpunimit me krimin dhe një grusht oligarkësh. Kur vjen në pushtet me një grusht kriminelësh kur e lidh fatin me kriminelët nuk të bëhet vonë për qytetarët.

Arsyeja 2 është se ndryshe nga ç’parashikon sistemi , këtu të gjitha pushtetet janë në një dorë. Pra nuk është parlamenti që kontrollon qeverinë,është qeveria që kontrollon parlamentin. Kemi folur në tryezat e mëparshëm për nevojën për të kaluar këtë krizë, për një transformim të thellë për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të funksionimit të Drejtësisë dhe mbështetjen sociale të shtresave në nevojë për të sjellë standartet në shëndetësi dhe arsim.”-u shpreh Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.