Margaret Qualley dhe Jack Antonoff zyrtarizojnë divorcin pas tre vitesh martesë

Aktorja e njohur Margaret Qualley dhe producenti muzikor Jack Antonoff kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre,pas afro tre vitesh së bashku. Çifti ka depozituar zyrtarisht kërkesën për divorc të premten, më 30 tetor, në një gjykatë nëNju Jork.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, të dy kanë paraqitur një kërkesë të përbashkët për divorc, ndërsakanë dorëzuar edhe një marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve mes tyre, e cila aktualisht është ende në shqyrtim ngagjykata.
Edhe pse në dokumentet zyrtare Margaret Qualley figuron si paditëse dhe Jack Antonoff si i paditur, burime pranë çiftit bëjnë me dije se vendimi është marrë me mirëkuptim nga të dyja palët.
“Ky divorc ishte i pashmangshëm”, ka deklaruar një burim për Page Six, duke shtuar se ish-partnerëve u është dashurkohë për të kuptuar se si të përshtateshin me situatën e re përpara se ta zyrtarizonin ndarjen.
Thashethemet për krizën në martesën e tyre nisën të qarkullonin gjatë verës, pasi Jack Antonoff u shfaq i vetëm në ceremoninë martesore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, pa bashkëshorten e tij.
Sipas raportimeve, muzikanti u kishte treguar disa prej të ftuarve se mes tij dhe Margaret kishte pasur mosmarrëveshje dhe se nuk dëshironte të shtirej sikur gjithçka ishte në rregull.
Ndarja u konfirmua më 8 korrik, ndërsa burime pranë çiftit theksuan se nuk kishte pasur ndonjë ngjarje dramatike qëkishte çuar në përfundimin e marrëdhënies.
Problemet në komunikim, angazhimet e shumta profesionale dhe distanca mes tyre përmenden si disa nga faktorët qëndikuan në këtë vendim. Sipas burimeve, ata kishin tentuar ta shpëtonin martesën, por përpjekjet nuk kishin dhënërezultatin e dëshiruar.
Ndërkohë, përfaqësuesit e aktores kishin hedhur poshtë kategorikisht zërat për tradhti apo mungesë besimi, duke theksuar se marrëdhënia e tyre ishte karakterizuar nga respekti dhe partneriteti.
Margaret Qualley dhe Jack Antonoff nisën lidhjen në verën e vitit 2021, pasi u njohën në një festë. Një vit më vonë,producenti muzikor i propozoi martesë aktores gjatë një udhëtimi në Paris.
Çifti kurorëzoi dashurinë në gusht të vitit 2023, në një ceremoni luksoze në New Jersey, ku morën pjesë edhe emra tënjohur të industrisë së muzikës dhe kinematografisë, mes tyre Taylor Swift dhe Lana Del Rey.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.