Politika

Basha: Qytetarët, asnjë arsye për të votuar Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar takimet e lidershipit të PS për anëtarësimet e reja në këtë parti, që sipas tij janë vetëm një farsë.

“Simptoma të rënda çrregullimi vijnë nga sallat e mbushura me forcë me duatrokitës që merren me autobusë dhe kërcënohen me vendin e punës”, ka komentuar Basha.

Duke u fokusuar tek fjalët e kryeministrit Rama, Basha u shpreh se, “perbuzësi i njohur i qytetarëve të vetë, sot i çekuilibruar, tha se ai që nuk e voton më është ose dele ose budalla”.

“Po cili është ai shqiptar që ka sot një arsye të vetme për të votuar Edi Ramën, pos rrethit të ngushtë të hajdutëve të tij”, shtroi pyetjen Basha.

“Bën mirë të esëllohesh e të kuptosh se qytetarët mezi po presin ditën e votës të lajnë duart me ty. As si çoban në Surrel nuk për të gjetur dele”, iu drejtua Basha kryetarit të PS.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Basha, shiko e bej punet e tua ire se, po behesh legen me te tute. Sa per vote e dime vete ne se kujt dotja japim. Po nje gje ta dish se Juve dhe pd skemi per tja dhene kure , se ju pame se si d vjet me pare e shkateruat shtetin dhe shoqerine, dke e kethyer vendin ne rrumpalle, haroje kerkesen qe na ben. Meru me miratimin erreformes ne drejtesi, krijimin e BKH, qe jane urgjente dhe leri thirjet per zgjedhje se ka gati 2 vjet. Vendit tone i dhen rreformat, lufta kunder krimit dhe korupsjonit dhe hapja e negoscjatave per pranimin ne BE dhe jo torolisja qe po i beni duke eshtyre ne kalendrat greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button