Politika

Basha: Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se Edi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017. Sipas tij, kjo shumë marramendëse për një vend si Shqipëria i shtohet qindra milionë dollarëve të tjerë të harxhuar këto tre vjet për fasada, zyra dhe kolltuqe nga kryeministri i vendit.
“Moti i keq i ditëve të fundit nxori në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrasrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë. Pak ditë reshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijëra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bënë të pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji. Por kjo emergjencë nuk është prioritet i Edi Ramës. Prioriteti i tij i vetëm janë fasadat dhe kolltuqet. Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shkroi Basha në Favebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button