Politika

Basha: Shqipëria përballë krizës energjitike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot në një deklaratë për mediat për të akuzuar qeverinë për rritjen e çmimit të karburantit, qe ndonese në botë është ulur në masën 40%, në Shqipëri nuk ka reflektim të çmimit për shkak të korrupsionit dhe klientelizmit të qeverisë.

basha11“Ka vetëm një vend të Evropë dhe ne planet ku rënia 40% në tregun e karburanteve në tregun global nuk reflektohet në rënien e çmimeve në tregun e brendshëm. Ky vend është Shqipëria e oligarkive të dyshes Rama-Meta. Çmimi i karburanteve në Shqipëri vazhdon të jetë ai i tre muajve më parë nga më të lartët në botë. Pse nuk reflektohet në Shqipëri ulja e çmimit të karburanteve, kur ulet me 40% në tregun global?”, tha Basha.

Ai u shpreh se “qeveria me vetëdije i lejon këta kliente të blejnë me 40% me lirë dhe ta shesin me 40% më shtrenjt qytetarëve. Këto shuma marramendese parash që paguhen nga konsumatorët dhe qytetarët shqiptarë nuk shkojnë në arkën e shtetit për rritjen e rrogave dhe pensioneve, për rritjen e ndihmës ekonomike, për shkollat spitalet, për infrastrukturën për dëmshpërblimin e pronarëve dhe të përndjekurve politik, por në xhepat e qeveritareve dhe nga ata që kontrollojnë këtë treg”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button