Politika

Basha: Tahiri dhe policia lejuan arratisjen e Balilajt

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një reagimi në orët e mbrëmjes ka bërë përgjegjës ministrin Tahiri dhe policinë e drejtuar prej tij për arratisjen e Klemend Balilaj, i konsideruar si “baron i drogës”.
“Me bekimin e ministrit të Brendshëm dhe nën mbrojtjen e policisë, Klemend Balilaj prej dy ditësh është arratisur dhe nuk gjendet. Kjo nuk është rastesi, por shërbimi i fundit pas lehtësirave për trafikun e drogës që Sajmir Tahiri i bëri Klemend Balilajt”, ka deklaruar Basha.
Sipas tij, për 3 ditë me radhë Tahiri u mundua të bindte qytetarët se Balilaj, “ortak në trafikun e drogës i vëllezërve Habilaj”, është i pafajshëm.
“Dhe pikërisht arratisja e tij vjen pas pamundësisë së Saimir Tahirit për t’i pastruar dosjen, sepse hetimi është kryer nga DEA amerikane dhe policia greke”, ka thënë Basha.
Ai është shprehur se, deklaratat kontradiktore të krerëve të institucioneve dhe atyre të partive politike kanë qenë thjesht një manovër për t’i mundësuar arratisjen të dyshuarit.
“Loja me ‘ka kërkesë, s’ka kerkesë’, ‘ka dosje s’ka dosje’, ‘është në hetim, nuk është në hetim’, ‘është i PS, është i LSI’, nuk është gjë tjetër veçse dhënie kohe Klemend Balilajt për të kryer pikërisht këtë akt, arratisjen”, ka shtuar Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button