FMN: Javën e ardhshme konkluzionet mbi negociatat
Zyrtarë Fondit Monetar Ndërkombëtar do të japin javën tjetër në Tiranë një konferencë shtypi mbi konkluzionet e negociatave me qeverinë shqiptare në lidhje me situatën ekonomike dhe financiare të vendit. Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jeinc Reinke, gjatë një konference mbi situatën ekonomike-financiare të vendit dhe zhvillimeve të fundit në Bankën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë nisur konsultimet në lidhje me Buxhetin e Shtetit për vitin 2015. FMN asiston financat shqiptare i ftuar nga qeveria pas zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013. Qeveria shqiptare dhe FMN kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar edhe me paketa asistence financiare.