Kronika

Dita 3 ,16 persona bllokohen nga uji në Fier e Vlorë, shpëtohet shtatzëna dhe 3 fëmijë

*Operacioni në Fier, përmbyset mjeti i ushtrisë

*Apeli i barinjve në Fier: Duam të shpëtojmë kokën

*Vlorë, mbyten 100 mijë krerë pula në një pulari, shpëtohet 3 punonjës

*3 barinj të bllokuar në Hoxharë, 1 në Qarrë të Fierit, apel për ndihmë

*Apel për ndihmë një çift bashkëshortësh të bllokuar në Ferras të Fierit

SHTEPIA11 persona në Fier dhe 5 në Vlorë apelojnë për ndihmë, pasi uji ka rrethuar shtëpitë e tyre, që prej mbrëmjes së djeshme. Ndërkohë mësohet se 6 barinj të bllokuar kanë mundur të shpëtojnë me not, ndërsa FNSH ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar 3 gra dhe 3 vajza të vogla, në fshatin Ferras. Një prej grave mësohet se ishte shtatzënë në muajin e tetë. Po ashtu janë mundur të shpëtohen edhe 3 punonjësit e një pularie në Novoselë të Vlorës.

Në total, rezultojnë 16 persona të bllokuar nga uji në fshatrat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës, ndërsa kanë kërkuar ndihmë pasi ndodhen në rrezik.

Të bllokuarit janë Lefter Meco dhe bashkëshortja e tij. “Jemi të bllokuar nuk kemi as bukë asgjë, askush nuk na ka ardhur në ndihmë. Në shtëpi s’na ka ngelur më asgjë”, thotë kryefamiljari. Mësohet se për t’i ardhur në ndihmë çiftit të bashkëshortëve pritet të mbërrijë një helikopter, por sipas kryefamiljarit deri më tani askush nuk ka shkuar.

Që prej pasdites së djeshme 3 barinj qëndrojnë të bllokuar në një stan në fshatin Hoxharë, të Fierit si pasojë e përmbytjeve. Në një komunikim telefonik për News 24, njëri prej barinjve apelon për ndihmë.

“Situata është shumë e vështirë nuk mund të dalim, më shumë se një metër është niveli ujit. Asnjeri nuk ka ndërhyrë për të na dhënë ndihmë. Duam të shpëtojmë kokën, na ndihmoni”.

Ndërkohë që gazetari ynë në Fier, Agron Llupi raporton se drejt tyre janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për t’ju ardhur në ndihmë. Po sipas Llupit, një tjetër bari ka mbetur i bllokuar në fshatin Qarrë, të Fierit.

Raportohet se 5 persona të tjerë janë bllokuar që pasditen e djeshme në një kompleks derrash në fshatin Shtyllas të Fierit.

Nga Fieri vijnë informacione se gjatë operacionit të shpëtimit është përmbysur edhe një mjet i ushtrisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Në Novoselë të Vlorës situata është më kritike, pasi niveli i ujit arrin deri në 1,5 metër. Në pularinë e përmbytur mëngjesin e sotëm janë shpëtuar 3 punonjës nga ndërhyrja e FNSH-së dhe Delta Forcë, ndërkohë që gazetari Enrik Mehmeti raporton se janë mbytur rreth 100 mijë krerë pula. Sipas Mehmetit, në fshatin Bishan 5 persona janë në rrezik dhe kërkojnë ndihmë për tu evakuuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button