☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.81 ▼0.86%
ARI 4,656 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,450 ▲ +0.18% ETH $2,499 ▲ +0% XRP $1.4151 ▼ -0.86% SOL $104.8700 ▲ +0.68%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.81 ▼0.86 % ARI 4,656 ▼0.17 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.81 ▼0.86 % ARI 4,656 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Bashkëpunimi me Turqinë, niveli më i lartë/ Erdogan pret Ramën: Spitali i Fierit për 3 muaj. FETO, kërcënim për 2 vendet

Kryeministri Edi Rama u rikthye brenda një kohë të shkurtër në Turqi por këtë herë presidenti turk Erdogan i kishte rezervuar një pritje pompoze.
Ceremonia i la vend takimit të dy delegacioneve ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë.

Më e rëndësishmja krijimi këshillit të bashkëpunimit strategjik të cilën Rama dhe Ergodan zgjodhën ta vulosnin vetë.

“Ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap që hodhëm sot do ta mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në çdo fushë”, tha Erdogan.

Bashkëpunimi mes dy vendeve do shtrihet edhe në luftën kundër terrorizmit, për të cilin presidenti turk kishte një kërkesë specifike.

“ Ne bashkë me autoritet shqiptare dakortësohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim per të dy vendet. Ne s’do lejojnë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende”.

Krahas ndërtimit të 522 njësive të banimit Edi Rama vendosi një bast të ri me Erdogan, atë për ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit.

Falë marrëveshjeve të nënshkruar mes dy ministrave të shëndetësisë të vendeve tona 100 pacientë me covid do të trajtohen falas në Turqi.

Ndërkohë bashkëpunimi mes dy shteteve parashikon krijimin e një universiteti turk në Shqipëri dhe restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Mesazhi i fundit i fundit i presidentit turk para se konferenca të mbyllej ishte për zgjedhjet në Shqipëri.

“Dua të uroj që zgjedhjet që do mbahen më 25 prill të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.