Bashkia e Tiranës kallëzon në Prokurori, kreun e INUK, Dallandyshe Bici , Erjon Veliaj dhe Shkëlqim Canin
Bashkia e Tiranës ka bërë kallëzim në Prokurori për drejtoreshën e INUK, Dallëndyshe Bici “Për kallëzim të rrezmë”.
Bashkia është mbështetur në neni 305 të ligjit në të cilin thuhet: “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe krijimi i provave të rreme, me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”
Sipas bashkisë, kallëzimi për Dallëndyshe Bicin u shtohet kallëzimeve të tjera të zyrtarëve të lartë, siç është ai për ministrin e Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, për ndërtim pa leje dhe Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, për shpërdorim flagrant të detyrës. Ministri Cani, në kundërshtim flagrant të ligjit ka bllokuar që prej një viti pagesat ndaj dy kompanive të cilat operojnë dhe ndërtojnë dy vepra madhore të qytetit të Tiranës: bulevardin e Tiranës dhe lumin e Tiranës.
Për bllokimin e punimeve në bulevardin e ri të Tiranës është në proces gjykimi dhe ish kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Zyhdi Dajti.