🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 14 May 2026
S&P 500 7,507 ▲0.84%
DOW 50,081 ▲0.78%
NASDAQ 26,665 ▲1%
NAFTA 101.66 ▲0.63%
ARI 4,670 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $81,417 ▲ +2.3% ETH $2,301 ▲ +1.92% XRP $1.5213 ▲ +7.06% SOL $93.0400 ▲ +2.35%
S&P 500 7,507 ▲0.84 % DOW 50,081 ▲0.78 % NASDAQ 26,665 ▲1 % NAFTA 101.66 ▲0.63 % ARI 4,670 ▼0.79 % S&P 500 7,507 ▲0.84 % DOW 50,081 ▲0.78 % NASDAQ 26,665 ▲1 % NAFTA 101.66 ▲0.63 % ARI 4,670 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Politika

Bashkuan votat, Ekonomi e pranon: Balla e Bardhi kanë telefonata me njëri-tjetrin

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka pranuar se ka pasur bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e rezolutës për integrimin europian, e cila u votua me 114 vota pro në Kuvend.

Gjatë një interviste me gazetarin Besard Jacaj, në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, Ekonomi komentoi edhe raportimet për kontakte mes drejtuesve të dy grupeve parlamentare, duke mos përjashtuar komunikimet mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit në prag të votimit.

Pjesë nga biseda:

Milva Ekonomi: Ky është një moment shumë i rëndësishëm për parlamentin dhe miratimi i rezolutës me 114 vota pro tregon që grupi politik shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihen të dyja partitë, janë gati me një rezolutë që e nxisin veten e tyre, qeverinë, gjithë shoqërinë shqiptare, që ta konsiderojë prioritet gjithë punën që të hyjë Shqipëria në BE. Dhe këtu angazhohemi me disa nga detyrat që lindin nga negociatat që janë bërë më parë me BE-në, lidhur me ato piketa negocimi për të cilat qeveria po punon. Pra, ne kemi shprehur vullnetin e plotë të atyre që përfaqësojmë, që procesi i integrimit europian është një proces i pakthyeshëm, që shoqëria jonë duhet të bëhet gati për një transformim të thellë, dhe që ky transformim duhet të bazohet në administratë me standarde, duhet të bazohet në një ekonomi tregu me standarde, duhet të bazohet në mirëqeverisje, duhet të bazohet në veprimin e fuqisë së ligjit.

Besard Jacaj: Zonja Ekonomi, përfaqësues të Partisë Demokratike thanë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se 90% e këtyre propozimeve kanë qenë si kontribut i PD-së, çka sipas tyre tregon se kur PD-ja nuk përjashtohet, atëherë Kuvendi ka rezultate dhe ka punë të mira. Kjo është e vërtetë? Pjesa më e madhe e propozimeve janë të opozitës?

Milva Ekonomi: Rezoluta është punë e përbashkët që kanë bërë të gjithë anëtarët e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Dhe padyshim që në atë komision janë të ulur përfaqësues të pozitës dhe opozitës dhe kanë qenë shumë të vlefshme opinionet që kanë sjellë deputetët e opozitës. Janë konsideruar, sepse ky është një akt i rëndësishëm i Kuvendit, është akt i rëndësishëm kur Shqipëria po avancon në zbatimin e të gjithë planit të punës për negociatat. Po, është e vërtetë, ka qenë punë bashkëpunuese midis pozitës dhe opozitës.

Besard Jacaj: Zonja Ekonomi, a jeni ju në dijeni se fakti që u miratua me bashkësinë e të gjitha palëve politike kjo projekt-rezolutë ka ardhur për shkak të një telefonate në orët e vona të mbrëmjes mes dy kryetarëve të grupeve, Gazment Bardhi dhe Taulant Balla?

Milva Ekonomi: Unë nuk përjashtoj që dy kryetarët e grupeve të bëjnë telefonata me njëri-tjetrin, sepse ky është një proces i vazhdueshëm. Kryetarët e grupeve komunikojnë edhe në mënyrë të hapur, por komunikojnë edhe për çështje pune, sikurse komunikojnë edhe në Byro, edhe në Konferencën e Kryetarëve, kështu që përgatitja e mbledhjes së Kuvendit është padyshim një moment ku janë të rëndësishme të gjitha ngjarjet që ndodhin dhe, siç e thamë në krye të herës, ky është një moment shumë i rëndësishëm. Rezoluta që bën Kuvendi i Shqipërisë për procesin e integrimit, për raportin e KE-së, është padyshim një moment i rëndësishëm, kështu që mënyra se si zgjidhet e organizohet puna, janë të gjitha të hapura.

Besard Jacaj: Zonja Ekonomi, a duhet t’i kërkoni falje PD-së që e keni akuzuar se ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj dhe është kundër procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që me votat pro kësaj rezolute, të paktën sot dëshmoi të kundërtën?

Milva Ekonomi: Tani historia nuk zhbëhet më, ajo që ka ndodhur në të shkuarën, ka ndodhur në të shkuarën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.