Parlamentare

Batutat për fustanin e Vito Kapos, Rama: Nuk është tharë ende nga lotët e tu Sali!

Krahas debateve dhe akuzave në Parlament, kryesisht për dekorimet e elementëve të Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës, pati edhe batuta midis dy protagonistëve kryesor.

Edi Rama tha se fustanit të Vito Kapos nuk është tharë ende nga lotët që Berisha derdhi pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.

“Vjet nxori Fahri Balliu, pa lejen tënde, medaljen për Vito Kapon. Por për Viton nuk flet ti, sepse Vitos nuk i është tharë akoma fustani nga lotët e tua, kur vdiq Hysniu. I mbaje kokën në prehër dhe i thoshe “ç’na gjeti shoqja Vito, na vdiq babushi i madh i Partisë. ‘Vito nuk dinte çfarë të bënte, të qante për burrin, apo të pushonte lotët e tua. Kështu që tek rasti i Vitos, ti nuk flet dhe ia nxjerr inatin nipit të Vitos, Andi.

Edhe me Andin e ke personale se i thoshe “të të mësojë xhaxhi si të hipësh në pemë”. Andi donte të luante futboll, por ti dhe futbolli s’kishit lidhje, sepse ty topi të dukej si gur. Kështu që sot e gjithë ditën paguan Andi, pse nuk hipi në pemë me ty, të mblidhte kumbulla tek Blloku, që të bënte Hysniu raki. Sepse nuk kishe se çfarë kontributi të jepje aty, do t’i mësoje futboll Andit?! Futboll s’di dhe i thoshe “të të hipi xhaxhi në pemë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button