☁️
Tiranë 32°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.77 ▲0.12%
ARI 4,177 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,094 ▲ +1.04% ETH $1,737 ▲ +2.31% XRP $1.1119 ▲ +1.95% SOL $81.6300 ▲ +1.24%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.77 ▲0.12 % ARI 4,177 ▲1.25 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.77 ▲0.12 % ARI 4,177 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Bota

BBC: Shkenca hedh dyshime: Modelet e reja të IA-së nuk e kuptojnë botën reale

– Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk e kuptojnë realisht botën dhe nuk mund të jenë një hap drejt inteligjencës njerëzore, shkruan BBC.

Duke folur në një konferencë teknologjike në Paris, LeCun tha se sistemet aktuale të IA-së janë shumë të afta në gjuhë, matematikë dhe programim, por dështojnë kur përballen me situata reale dhe fizike.

Sipas tij, modelet e mëdha gjuhësore (LLM), si ato që fuqizojnë “ChatGPT” dhe sisteme të ngjashme, nuk “mendojnë” në kuptimin e vërtetë, por thjesht parashikojnë një tekst, bazuar në të dhëna statistikore. Kjo i bën ato të dobishme në shumë detyra, por të pafuqishme në “kuptimin e botës reale”.

Kufijtë e IA-së aktuale

LeCun solli një shembull të thjeshtë: Edhe një fëmijë e kupton që kur një stilolaps lëshohet, bie në tokë, ndërsa IA-ja aktuale nuk ka një kuptim të tillë intuitiv të fizikës dhe duhet të mbështetet në modele të të dhënave.

Ai shtoi se këto sisteme nuk janë të përshtatshme për robotikën dhe detyra, që kërkojnë ndërveprim të drejtpërdrejtë me botën fizike, si punët e shtëpisë apo manipulimi i objekteve.

Hapi i radhës: Inteligjenca që kupton botën

Si alternativë, LeCun po zhvillon një qasje të re përmes kompanisë së tij të re, që synon të krijojë një formë më të avancuar inteligjence, e cila nuk bazohet vetëm në gjuhë, por në kuptimin e realitetit.

Kjo qasje, e njohur si “Arkitektura Parashikuese e Integrimit të Përbashkët” (JEPA), synon që IA-ja, të ndërtojë një model të brendshëm të botës, duke kuptuar marrëdhëniet mes objekteve dhe pasojat e veprimeve.

Në vend që të parashikojë fjalë, sistemi synon të parashikojë situata reale dhe të kuptojë çfarë ndodh nëse ndryshohet një veprim.

Gara globale për “Modelet e Botës”

Edhe institucione të tjera si “Oxford”, “Google” dhe startup-e të ndryshme po punojnë mbi të ashtuquajturat “modelet e botës” – sisteme që simulojnë botën dhe marrin vendime bazuar në skenarë të imagjinuar.

Këto modele shihen si thelbësore për zhvillimin e robotëve të aftë për të kryer detyra komplekse në botën reale, por ekspertët pranojnë se zhvillimi i tyre është ende në fazat e para.

Një e ardhme pa iluzione

LeCun është skeptik ndaj idesë se thjesht, zgjerimi i modeleve ekzistuese do të sjellë inteligjencë super-njerëzore.

Sipas tij, rruga aktuale e IA-së, nuk udhëheq drejt “mendimit të vërtetë”, por vetëm drejt përmirësimeve të kufizuara.

Megjithatë, ai parashikon se në të ardhmen, IA-ja do të bëhet një mjet i fuqishëm ndihmës për njerëzit – i ngjashëm me një ekip asistentësh shumë të aftë që ekzekutojnë detyra, ndërsa vendimmarrja mbetet ende njerëzore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.